Kombëtarja e Belgjikës ka mposhtur atë të Anglisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për medaljen e bronztë në Kupën e Botës "Rusia 2018".   

Belgët kanë arritur të fitojnë ndaj Tre Luanëve takimin e vlefshëm për vendin e tretë duke u stolisur me medaljen e bronztë.


Golat në këtë fitore për skuadrën e Roberto Martinez u shënuan nga Thomas Meunier (4') dhe Eden Hazard (82').

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht ylli i belgëve, Hazard, i cili u notua m 8.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për sulmuesin Romelu Lukaku, i cili u vlerësua me 5.9. /Telegrafi/  Belgjika:

notat belgjika 2 e1531584383685

Anglia:

notat belgjika 3 e1531584434587

telegrafi sport app