Nga: Petrit Ruka
“Nuk kam lindur gagaç, po gagaçërinë e fitova aty nga mosha tetë-nëntë vjeç. Kishim komshi një familje të madhe me tetë fëmijë. Familjen e L.B. Të dy prindërit e kësaj familjeje ishin gagaçë… Për çudinë e të gjithëve edhe të nëntë fëmijëve u mbahej për ibret goja. Një ditë, nuk e di pse e imitova njërin prej tyre para shokëve të mëhallës dhe u habita shumë kur pashë sesi të gjithë u shkulën së qeshuri. Qeshnin sa u delnin lot prej syve, u shkuleshin zorrët nga barku. Fjala mori dhenë dhe filluan të ma kërkonin këtë gjë të gjithë. Kënaqeshin pa masë ata, por edhe unë kënaqesha. I imitoja sa ngopesha. Dhe ja kështu, ditë për ditë… aq sa edhe mua filloi të më mbahej goja. M’u bë zakon dhe ec e hiqe…”
Kjo është një nga dhjetëra intervistat e zbardhura për fëmijërinë e Kadri Roshit, që unë i mora përpara se të filloja xhirimet për dokumentarin “Butrinti i gjallë”, kushtuar atij. Shumëkush nuk e di që për vite të tëra ai ka qenë një gagaç, një njeri të cilit i mbahej goja. Nuk kanë sesi ta besojnë një çudi të tillë, sepse e kanë dëgjuar qindra herë ligjërimin e tij me një shqipe të kulluar e të mahnitshme. Do të mjaftonte ta dëgjoje vetëm njëherë në skenë ligjërimin e tij, që gagaçëria e Kadri Roshit të të duket shpikja më e çartur e botës.
Por, është pikërisht kështu. E pohojnë shokët e tij të fëminisë, kolegët e parë që e kanë njohur qysh në vitin 1945, kur ai sapo kishte hyrë në dyert e Teatrit të Shtetit.
Kishin kaluar dhjetë vjet qysh nga “shfaqja e parë në rolin e gagaçit” që ai pati luajtur në një rrugicë të Ballshit dhe më 1945 vijonte ende të ishte një belban. Kishte bërë të pamundurën për ta shkulur këtë ves, pati bërë përmirësime të mëdha, por goja ende i mbahej. Dhe vetëm një vullnet i “çmendur” si i tij mund të arrinte deri aty sa të bëhej shqipfolësi më i kulluar që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time.
Përpiqem ta mendoj sesi ka ndodhur.
…Ishte qershor, bënte vapë dhe në Ballsh ishin pjekur qershitë.
– Ka ardhur dreka – tha Meleqi dhe doli nga lumi. – Po nuk më gjeti në shtëpi babai, do më pijë e zeza. Me thupër thane ka për të më rrahur.
Ata dolën një e nga një në zallin e Gjanicës, të pestë. Kërcihollë dhe pa brekë. Bibilushët e vegjël u qenë mbledhur sa një krimb i bardhë plehu nga të ftohtit e ujit.
– E mo, ti frikaç, bba-bba-bba-i, se mos bësh çiçin…
Sadushit i qe mbajtur goja nga të dridhurat dhe të gjithë ia shkulën të qeshurit.
– Iii… o gagaç, o kulaç t’u mor goja si djemtë e Resulajve – tha Kadriu dhe filloi të flas si djemtë belbanë, që sot nuk kishin ardhur në Gjanicë.
Fëmijët ia plasën të qeshurit dhe Kadriu aq deshi, nuk pushonte.
Kadriu i vogël u habit që të tjerët u mekën nga të qeshurat, filloj t’i imitojë një nga një fëmijët e Resulajve.
Të nesërmen, në oborrin e shkollës fjala mori dheun dhe në pushimin e gjatë një tufë djemsh më të rritur iu mblodhën përreth e filluan t’i luteshin.
– O Kadri, pa na i bëj një çikë djemtë e Resulajve.
Djali nguroi për një çast, se turma e fëmijëve qe si shumë e madhe.
Kur të gjithë filluan t’i luteshin, ai nuk e mposhti dot tundimin. Ia fillojë imitimit dhe grumbulli i madh, u mpak për disa çaste, pastaj e qeshura plasi si një shkumbë e madhe dallge e detit të trazuar. E mbushi tej për tej oborrin. Të tjerë fëmijë vrapuan aty dhe filluan të çajnë me bërryla për të parë rreth kujt ishin mbledhur.
Vazhdonte të bënte mrekullisht gagaçin dhe të ndiqte me bisht të syrit masën e spektatorëve, e përpirë nga një e qeshur që nuk kishte të sosur. Po u dilnin lot prej syve.
Befas, instinktivisht ndjeu dehjen e njeriut që zotëron fuqinë e paspjegueshme të zotërimit mbi të tjerët me anë të fjalës.
Ky ishte roli i tij i parë në jetë si aktor. Dhe ndoshta më i miri. Një rol që nuk është shënuar padrejtësisht në listën e pafund të roleve të tij brilant. Ndërkohë, ai nuk e kish dëgjuar mbase asnjëherë fjalën magjike: aktor
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Dhjetë veprat e mia të preferuara të ekspozuara në Luvër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Luvri04-780x439.jpg)
Dhjetë veprat e mia të preferuara të ekspozuara në Luvër
![Koreja e Veriut u shndërrua në një ferr në tokë - falë vetëm një njeriu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kimi-780x439.jpg)
Koreja e Veriut u shndërrua në një ferr në tokë - falë vetëm një njeriu
![Origjina e njohjeve përmes kompjuterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/tact-780x439.jpg)
Origjina e njohjeve përmes kompjuterit
![Poezia dhe poetika e Martin Camajt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/07/Martin-Camaj-3-780x439.jpg)
Poezia dhe poetika e Martin Camajt
![Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/Prizreni-780x439.jpg)
Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)
![Pse Iluminizmi nuk ishte “Epoka e Arsyes”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/08/debat-1-780x439.jpg)
Pse Iluminizmi nuk ishte “Epoka e Arsyes”
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re