Bekteshi: Qeveria e Maqedonisë, është përcaktuar për përmirësimin e kushteve për të bërë biznes

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në Forumin për Investime Kina – Evropa Qendrore dhe Lindore, i cili mbahet në Pragë të Republikës së Çekisë gjatë periudhës 17 deri më 19 korrik, i prezantoi projektet aktuale për investim në sektorin energjetik, njëkohësisht duke i përkujtuar investuesit për kushtet e kryerjes së biznesit në Republikën e Maqedonisë si dhe i paralajmëroi politikat e reja të cilat do të kontibuojnë për përcjelljen e trendeve relevante botërore dhe evropiane në fushën e zhvillimit të prodhimit industrial në diskutimin panel për industrinë, energjinë dhe teknologjitë e reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
„Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përcaktuar për përmirësimin e kushteve për të bërë biznes, që paraqet indikator kryesor për një klimë të volitshme për investim. Legjislacioni juridik, jo vetëm që mundëson bazë të njëjtë për investuesit e jashtëm vis-à-vis investuesit e vendit, por edhe siguron edhe një numër të iniciativave për tërheqjen e investimeve të tilla, ndërsa një numër i madh i kompanive të mirënjohura ndërkombëtare kanë vazhduar me historitë e tyre të suksesshme të biznesit në zonën e 14 –të teknologjike industriale, të cilat ofrojnë përfitime të shumta doganore, tatimore dhe financiare”, tha ministri Bekteshi para përfaqësuesve politik, biznesmenëve dhe investuesve nga Republika e Çekisë, Republika e Kinës dhe nga vendet tjera të Evropës Lindore.
Në sferën e energjetikës, ministri Bekteshi përkujtoi se Republika e Maqedonisë si anëtare e Bashkësisë Energjetike është zotuar të bëhet pjesë e tregut të brendshëm të energjisë në union, ndërsa me vetë këtë fakt edhe t’i vendos lartë në agjendë çështjen e ndërlidhjes rajonale, shfrytëzimni më të madh të burimeve rinovuese të energjisë, mundësitë e shfrytëzimit të projekteve për efikasitet energjetik dhe aplikimi i teknologjive të reja efikase për prodhimin e energensave.
Ky forum mbahet nën mbikëqyrjen e kryetarit të Republikës së Çekisë zotëri Milosh Zeman dhe kryeministrit Bohuslav Sobota, e në organizim të Odës çeke-kineze për bashkëpunim dhe Qendrës Ekonomike për Bashkëpunim në Kinë, ndërsa marrin pjesë 300 mysafirë nga Republika e Kinës dhe mbi 500 mysafirë nga Evropa Qendrore dhe Lindore, njofton AIM.
China Investment Forum 2017 ka për qëllim t’i prezantoj projektet konkrete si shembuj dhe mundësi për vendet tjera, ndërsa forumi është vazhdimësi e iniciativës ndërkombëtare për bashkëpunim, e inicuar nga kryetari i Republikës së Kinës i emëruar “Rripi ekonomik i Rrugës së Mëndafshit dhe Rruga detare e mëndafshit në shekullin 21 ” e cila që nga viti 2013 e deri më sot ka siguruar mbështetje nga më shumë se 100 vende dhe organizata ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe