Bekteshi për çmimin e rrymës pas 1 janarit: Qytetarët të jenë të qetë, s’do të ketë shtrenjtim drastik

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot kumtoi se nga 1 janari nuk do të ketë shtrenjtim drastik të energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore.
Qytetarët të jenë të qetë, porositi Bekteshi, pasi deri në fund të sezonit për ngrohje të mos kenë kurrfarë problemi në pjesën e furnizimit me ngrohje qendrore dhe me energji elektrike.
“Qytetarët le të jenë të qetë. Deri në fund të sezonit për ngrohje nuk do të kenë kurrfarë problemi në pjesën e furnizimit me ngrohje qendrore dhe energji elektrike. Nuk do të ketë as rritje drastike të çmimeve nga 1 janari edhe për ngrohjen qendrore edhe për energjinë elektrike pasi jemi duke i bërë analizat dhe projeksionet përkatëse. Tashmë KRRE është e gatshme me të gjitha të dhënat për përcaktimin e çmimit për gjashtë muajt e ardhshëm të vitit të ardhshëm. Do të thotë deri në fund të dhjetorit do ta përfundojnë këtë proces dhe presim se nuk ka rritje drastike. Zhvendosje pritet të ketë gjithmonë, por ato bëhen edhe në linjë uljeje edhe ngritjeje. Duhet t’i keni parasysh të dyja opsionet, ndërsa nëse do të jetë në ulje apo ngritje do të vendosë KRRE, ndërsa zhvendosja mund të jetë edhe në ulje”, theksoi Bekteshi.
Lidhur me rezervat e dizelit, ministri tha se ato janë informacione të klasifikuara të cilat shqyrtohen në seancë të mbyllur qeveritare dhe nuk mund të publikohen publikisht.
“Ato janë informacione të klasifikuara dhe shqyrtohen vetëm në seanca të mbyllura qeveritare, ndërsa qasje mund të ketë vetëm dikush që posedon certifikatë. Për këtë nuk kam vendosur unë, të tilla janë ligjet. Nuk mund të ndaj informacione të cilat shqyrtohen në seancë të mbyllur të Qeverisë. EMV nuk mbështetet në këto rezerva. Në pajtim me Ligjin për energjetikë çdo ngrohtore madje edhe TE-TO duhet të ketë karburant alternativ. Momentalisht ngrohtoret punojnë në gaz natyror, nevojat kryesisht mbulohen nga TE-TO, rreth 70 për qind për Qytetin e Shkupit, ndërsa 30 deri në 40 për qind mbulohen nga ngrohtoret Lindje dhe Perëndim. Qytetarët e Shkupit do të furnizohen me energji elektrike në mënyrë të papenguar, në vazhdimësi, deri në fund të sezonit të ngrohjes”, nënvizoi Bekteshi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë