Bekteshi: BDI nuk bëhet pjesë e qeverisë, respektojmë vullnetin e popullit e jo të ndonjë partie tjetër politike

BDI pret që tensionet të rriten pasi të hiqet balancuesi i punësimit etnik. Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ende po vazhdojnë bisedimet se kur do të nisin protestat e paralajmëruara prej kohësh.
Ata do të mbështesin Ligjin e Përfaqësimit të Drejtë vetëm nëse garanton të drejtat e të gjitha komuniteteve.
Bekteshi komentoi dhe daljen e Menduh Thaçit nga Fronti Europian, duke shtuar se ai do të veprojë si opozitë dhe do të jetë në kontakt me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.
Ata do të koordinojnë të gjitha aktivitetet me të dhe do të veprojnë si opozitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Bekteshi shtoi se BDI nuk bëhet pjesë e kësaj qeverie me OBRM-PDUKM-në.
“Sa i përket mundësisë së realizimit të koalicionit të BDI-së me OBRM-PDUKM-në, ju e dini, dhe këtë e ka thënë Ahmeti dhe të gjithë anëtarët e tjerë, se BDI është për respektimin e plotë të marrëveshjes kornizë të Ohrit, për të cilën ne mendojmë dhe jemi të bindur dhe e ka është treguar në praktikë se duke respektuar atë marrëveshje, vendi ynë ka pasur vetëm rezultate pozitive që nga viti 2001 e deri më sot Por për të qenë më fleksibël sa i përket një koalicioni të mundshëm, nëse nuk ka zgjedhje të reja, BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë dhe këtë e tha edhe kryetari Ahmeti. Ne duam të kemi besimin e qytetarëve dhe qytetarët të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë ata dhe jo vullnetin e ndonjë partie politike”, tha Bekteshi.
Bekteshi shtoi se kjo qeveri ka aq shumë skandale sa që edhe nëse protestohet duhet çdo ditë të mbahen protesta.
“Bashkimi Demokratik për Integrim aktualisht është duke mbajtur takime në të gjitha degët dhe tashmë ka hapur një debat se si duhet të veprojë BDI-ja dhe të gjitha idetë dhe propozimet që vijnë nga baza e BDI-së dhe ftojmë qytetarët e tjerë të marrin pjesë në këtë. Mendoj se kjo qeveri bën çdo ditë aq skandale sa çdo ditë duhet të mbahet një protestë nga qytetarët. Dhe jo vetëm nga BDI. Përgjithësisht nga të gjithë qytetarët sepse të gjithë kanë shpenzime më të larta për gjithçka të nevojshme për jetën. Asgjë nuk funksionon. Fatkeqësisht, ne kemi çuar në një situatë ku të rinjtë po vdesin edhe në spitale ku nuk mund të gjejnë kujdesin e duhur në sistemin tonë shëndetësor”, deklaroi Bekteshi. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vritet një polic në Kaçanik

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Çitaku: Nuk e kemi sulmuar asnjëherë LDK-në, hendeku me VV-në është shumëvjeçar

Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje