Nga: Mark Mazower
Përkthimi: Erblina Kërçishta dhe Julinda Mano (pjesë nga libri Selaniku, qyteti i fantazmave)
Prej të gjitha urdhrave sufi në Ballkan, ndoshta urdhri fetar më i suksesshëm dhe që pati më tepër ndikim ishte ai i bektashinjve. Ata kishin baza monastike kudo dhe ishin të lidhur ngushtë me trupat jeniçere, milicinë që konvertonte me forcë djemtë e krishterë, gjë që ishte shumë e rëndësishme për ushtrinë osmane. Shpesh ata pushtonin vendet e shenjta, varret e shenjtëve dhe kishat e krishtera, një praktikë që kishte filluar në Anadoll dhe që vazhdoi me përparimin osman në Europë.
Lexo po ashtu:
“Përshëndetjet” e shqiptarëve në Selanikun e shekullit XVIII
Rëndësia e termeve dhe dallimet mes shqiptarëve dhe grekëve
Në fillim të shekullit XX, dijetarja e re shkëlqyer britanike Hasluk, vëzhgoi institucionet e bektashinjve, të cilat ekzistonin ende në kohën e luftërave të Ballkanit, që shkonin në veri deri në Budapest, por pjesa më e madhe (përveç Shqipërisë, që edhe sot është qendër e rëndësishme) janë zhdukur prej kohësh. Njerëzit që shkonin në vende të tilla ndiznin qirinj dhe varnin rroba të vjetra në pemët aty pranë, një mënyrë e zakonshme për të marrë ndihmë nga shenjtët.
Në Maqedoni, familja Evrenos e mbështeste urdhrin; në Selanik, ajo kishte shumë teqe modeste. Vetë bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit. Përdorimi i bukës dhe i verës gjatë riteve të tyre, rëndësia që u kushtonin 12 imamëve (e ngjashme me 12 dishepujt) dhe shumë karakteristika të tyre ngjasonin shumë me praktikën e krishterë.
Në jug të Shqipërisë, sipas Haslukut, në legjendë thuhej se Haxhi Bektashi e kishte prejardhjen nga një familje e krishterë – ai kishte pranuar fenë islame para se të pranonte epërsinë e besimit të tij të parë, duke krijuar kështu një urë mes të dyjave. Në të vërtetë, mungesa e ndonjë baze për këtë histori nuk duhet ta fshehë të vërtetën e saj simbolike. Një komentues i kësaj lëvizjeje ka shpjeguar: “Është doktrina e tyre të jenë liberalë kundrejt të gjitha profesioneve e feve dhe t’i konsiderojnë të gjithë burrat të barabartë para Zoti”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk