LAJMI I FUNDIT:

“Beko” dhuron një donacion për “Balkan Sunflowers Kosova”

“Beko” dhuron një donacion për “Balkan Sunflowers Kosova”

Kompania e pajisjeve elektronike “Beko”, ka organizuar në Prishtinë turneun “Ushqehu si një kampion”, me të cilin kompania po ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e obezitetit, sidomos tek fëmijët.

Me këtë rast, kompania “Beko”, ka dhuruar një donacion për Qendrën “Balkan Sunflowers Kosova”, e cila ka për qëllim përmirësimin e punës së këtij institucioni, i cili shërben me nga një shujtë në ditë për fëmijët e komuniteteve.

Në këtë turne janë organizuar aktivitete të ndryshme, duke përfshirë gatimin e ushqimeve të shëndetshme, aktivitete sportive për fëmijët, shpërblime e tjera.

Përfaqësuesi i “Balkan Sunflowers Kosova”, Rrahman Stollaku pasi mori donacionin, falënderoi përfaqësuesit e kompanisë “Beko” dhe distributorin ekskluziv për Kosovë të kësaj kompanie, “Neptun Kosova”, për donacionin, duke thënë se kjo do t’iu ndihmoj shumë në përgatitjen e ushqimit me të mirë dhe të shëndetshëm për fëmijët.

Menaxherja e marketingut në “Neptun Kosova”, që është distributor ekskluziv për Kosovë për kompanitë Beko dhe Grundig, Kaltrina Hoxha, është shprehur lumtur duke thënë se duhet të investojnë akoma me shumë për ushqyerjen e shëndetshme.

Fëmijët e komuniteteve gjatë kohës sa ka qenë turneu kanë bërë edhe disa vizatime të cilat u janë dhuruar përfaqësuesve të kompanisë “Beko” dhe “Neptun Kosova”, si shenj falënderimi për ndihmën e dhënë. Në këtë aktivitet, kuzhinieri Arsim Mehmeti, ka përgatitur një picë e cila sipas tij është e shëndetshme dhe me pak yndyrë.

Fëmijët gjatë kësaj kohe kanë zhvilluar edhe garën “Gjuaj dhe shëno”. Derisa të pranishmit në këtë aktivitet janë shërbyer edhe me pica të cilat sipas organizatorëve janë me pak yndyrë dhe të shëndetshme. /Telegrafi/