Asnjëherë nuk flasin për dhimbjen që nga 5,6,7 marsi i vitit 1998 që i shoqëron çdo ditë, por vetëm për krenarinë që ndjejnë për të rënët e familjes së tyre. Jasharët e Prekazit, thonë se janë qytetarët ata që nga marrja e lajmit të hidhur për sulmin ndaj familjes së tyre nga forcat policore e ushtarake serbe e deri te shndërrimi i sakrificës së familjes së tyre, në festë kombëtare e shtetërore, që nuk i lanë vetëm asnjëherë.
Bekim Jashari, tani kryetar i komunës së Skenderajt, e quan fat që kjo familje ka pranë vetës Rifat Jasharin dhe popullin. Axha i tij Rifati dhe populli, ai thotë se janë dy shtyllat ku të gjallët e familjes Jashari u mbështetën për të përballuar dhimbjen e rënies së anëtarëve të familjes si dhe për të ecur përpara.
Edhe sot në Prekaz ndodhën me qindra vizitorë. As pandemia nuk i ka zmbrapsur vizitoret që të shkojnë e të bëjnë homazhe pranë Kompleksit Memorial Adem Jashari i njohur edhe si Kompleksi Memorial i Lagjes Jashari, si dhe t’i vizitojnë kullat që simbolizojnë qëndresën e kësaj familjeje ndaj forcave policore dhe ushtarake serbe.
Qytetarë të të gjitha moshave sheh kudo në rrugët, te Muzeu i Jasharëve, te Kullat apo Kompleksi Memorial. Ndjenja e krenarisë shfaqet te secili, e ajo që i lumturon më së shumti është takim me ndonjë nga pjesëtarët e familjes Jashari. Bekimi nuk heziton që secilit t’i urojë mirëseardhje dhe ta përshëndes, shkruan “Zëri”.
Ai, kujton kur 23 vjet më parë e mori lajmin e rënies së familjes dhe ndodhej në Gjermani së bashku me axhën Rifatin. Sipas tij e kishin pritur që do të ndodhte ndonjë sulm nga forcat serbe, por jo i përmasave të tilla, siç edhe ndodhi.
“Para 23 vitesh ka qenë ora 07:00 e mëngjesit kam marrë telefonatën nga kryetari i tanishëm i Drenasit Ramiz Lladrovci ku ndodhej edhe ai në Munih të Gjermanisë dhe më ka thënë se në Drenicë po luftohet. E pyeta po ku saktësisht. Më tha në Llaush, Polac, Krushevc, Klinë dhe diku nga fundi e përmendi dhe Prekazin”, thotë ai duke treguar që dyshonte se Lladrovci nuk po ia tregonte tërë të vërtetën.
Jashari thotë se kishte insistuar që Lladrovci t’ia thoshte gjithë të vërtetën. “Por, ai (Ramizi) u betua se nuk kishte më shumë informata sepse informata e parë kështu i kishte arritur. Pastaj kemi marrë të tjera informata”.
“Të them të drejtën ne e kemi pritur se një gjë e tillë do të ndodh, por jo në këto përmasa. Unë kam shkuar që nga korriku i vitit 1993 në Gjermani dhe me dhjetëra herë e kemi diskutuar me axhën Rifat që është ende gjallë sot për fat tonin dhe është shtylla e shtëpisë se një ditë kur të zgjohemi në mëngjes mund të marrim lajmin që Hamza, Ademi, Bashkimi, Fitimi, Besimi pra djemtë tanë që ishin rritë mund të marrim lajmin që janë vra”, rrëfen Bekimi, por siç shprehet ai nuk e kishin pritur që do të vritet e gjithë familja, gra e fëmijë.
Në këtë familje rezistenca ka filluar edhe para 5,6,7 Marsit të vitit 1998
“Gjyshi, babai edhe axhallarët ia kanë kushtuar tërë jetën atdheut, madje vet e kanë bërë me dije se kjo edhe do të na ndodh”, thotë ai.
Bekimi rrëfen edhe një bisedë që kishte pasur me babain e tij Hamzën. “Pas masakrës dhe betejës së Likoshanit dhe Qirezit më 28 shkurt kam biseduar bukur gjatë në telefon me babushin dhe më ka thënë troç që nuk do të shkoj larg dhe do të ndodh edhe tek ne. Pyetja ime për këtë ka qenë se sa jeni përgatit dhe sa mund ta përballoni e përgjigja e tij ishte se ‘qe sa dhe si nuk e di saktë, por ajo çfarë do të ndodh këtu do ta marrë vesh e tërë bota”.
Ai thotë se pas sulmit ndaj familjes mbështetja e popullit që t’i ngushëllonin ishte e madhe, si dhe nisi nga Gjermania ku sapo u dha lajmi i rënies së familjes gjatë sulmit të forcave serbe, bashkëkombasit filluan t’i thërrasin në telefon dhe t’i vizitojnë.
“Kemi qenë në Gjermani dhe pas rënies së familjes dikush afër aty një vizitor tha ‘shumë bre baca Rifat po a po mund të mbahesh’ axha ia ktheu tha ‘po mbahemi, gjithsesi i fortë, nuk janë pak e vërtet, shumë janë 56 e tërë lagjja, por i dhashë 56 e i fitova 7 milionë”.
Bekimi thotë se përkrahja e popullit i ka motivuar për të ecur përpara. “Ne jemi falënderues ndaj popullit tonë si atëherë në ditë të vështira, si sot në ditë të lira dhe feste nuk na lënë asnjëherë vetëm”.
Mesazhi i familjes Jashari: Të jemi sa më shumë të bashkuar dhe sa më pak të kemi inate personale mes vete
Në emër të tij dhe familjes Jashari ai ka një mesazh. “Mesazhi im dhe i familjes është që ne të jemi sa më shumë që të mundemi të bashkuar, ta duam dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin, përndryshe nuk do mund të ecim përpara. Dhe sa më pak të kemi inate personale mes vete sepse nuk na qojnë askund përpos në humnerë”.
Bekimi thotë se vendi ynë, Kosova, donë shumë punë e shumë angazhim e mbi të gjitha zhvillim ekonomik për qytetarët. “Sidomos për rininë e këtij vendi që shumë kanë dalë në diasporë në Kosovën e pas luftës, se sa para luftës, kështu që ky vend ka shumë nevojë për zhvillim ekonomik”.
Ai ka falënderuar edhe një herë të gjithë ata që gjatë ditëve të “Epopesë” po vizitojnë kompleksin memorial në Prekaz.
Bekimi ka dhe një apel për qytetarët që të jenë të kujdesshëm që për shkak të pandemisë t’i respektojnë masat, distancën që të mos ketë ndonjë shqetësim pas Epopesë në përhapje të virusit COVID 19.
“Falënderues për gjithë ata vizitor, e që janë miliona vizitor që sipas librit deri më tani, të atyre që janë shënuar ka kaluar shifrën e 13 milionë vetave e lëre më që përqindja më e madhe e tyre nuk janë shënuar në librin e shënimeve. Dua t’i falënderoj të gjithë si shqiptarët si të huajt pa dallim etnie që e kanë vizituar këtë vend e në veçanti për popullin tonë që nuk na kanë lanë vetëm”, ka thënë Jashari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në prag të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1739722251-780x439.jpg)
Flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në prag të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë