LAJMI I FUNDIT:

Bëhuni të kujdesshëm kur dëshironi të lavdëroheni: Ka mundësi të interpretohet gabimisht

Sa herë keni dëgjuar miqtë apo familjarët duke u lavdëruar me “jetën e përsosur”

Fitojnë shumë, jetojnë në banesë luksoze, kanë karrierë dhe status shoqëror të lakmueshëm, në planin emocional çdo gjë e kanë në rregull, transmeton Telegrafi.

Janë të pagabueshëm dhe asnjë veprim i tyre nuk çon në dyshim.


Mbase shumica do të mendojnë që fjala është për personalitete të forta të cilat në këtë mënyrë përpiqen të kontrollojnë botën përreth tyre, të imponojnë qëndrimet e tyre dhe të tregojnë superioritet, mirëpo nuk është ashtu.

Psikologët konsiderojnë që, nga ana tjetër, pas nevojës për idealizimin e jetës fshihet pasiguria. Këta persona dëshirojnë që më parë ta bindin veten lidhur me konstatimet e tilla.

Nëse ju ndodh që para mikeshës suaj ekzagjeroni jetën personale, pyesni veten a është bash çdo gjë ashtu.

Shumë gjëra janë thellë në vetëdijen tonë, andaj nuk jemi të vetëdijshëm sa na ngarkon diçka që me ne nuk ka lidhje apo ka fare pak.

Prandaj jini të kujdesshëm kur dëshironi të lavdëroheni.

Mase më mirë është të heshtni apo ta bëni këtë pa fjalë të kontrolluara. /Telegrafi/