Ka shumë nga ju që gjumin e keni pikë të dobët edhe ditëve të punës, shpesh vendosni disa alarme e ndoshta edhe vazhdoni gjumi “5 minuta më shumë”, gjumë i cili kushton me vonesë. Nëse bëni pjesë në këtë grup të njerëzve por nuk vozisni veturë e në të njejtën kohë nuk ju pëlqen biçikleta pasi ju lodhë shumë, ekziston një mjet transportues që veç nevojës është bërë edhe trend.

Rruga për në punë apo destinacionin e ditës do të jetë shumë qef me skuterin elektronik Xiaomi Mi Essential. Kontrolli i sofistikuar i drejtimit dhe sistemi i rikuperimit të energjisë kinetike KERS rikthen energjinë kinetike të një mjeti në lëvizje gjatë frenimit të zgjatur. Kontrolli i drejtimit më pas ndihmon në mbajtjen e një shpejtësie të vazhdueshme, të cilën e vendosni, duke ju çliruar kështu nga presioni dhe tensioni i vazhdueshëm.

Bateria e skuterit ka kualitet të lartë e kapacitet të mjaftueshëm deri në 20km, e gjithashtu ka edhe sistem intelegjent të menaxhimit të baterisë. Menaxhimi i baterisë mund të bëhet nëse lidhni telefonin tuaj me skuter me anë të Bluetooth.

Kjo pajisje fantastike ka sistem i frenimit të dyfishtë të pajisur me frena rigjeneruese, gomat e saj janë rezistente  dhe motori i tij mundëson drejtim të qetë dhe të lehtë. Skuterin mund ta blini me zbritje nga çmimi 395.50 euro në vetëm 339.50 euro, mjafton të shfrytëzoni kodin TelegrafiDeals.