Gjatë ditës së sotme është bërë pastrimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve në Vërnicë dhe në Dumnicë të Poshtme.

Në terren ishte drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Vushtrrisë, Maliq Ferizi, shkruan Telegrafi.


“Punimet nga afër i ka ndjekur edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Maliq Ferizi”, thuhet në njoftim.

Pastrimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve dhe përrockave po bëhet me qëllim të evitimit të mundësisë së vërshimeve. /Telegrafi/