Pas arritjes së suksesit më të madh në karrierë dhe triumfin në Wimbledon, Carlos Alcaraz është bërë sensacion i botës së tenisit.

20-vjeçari të dielën mbrëma e mposhti Novak Djokovicin në pesë sete me rezultat 3-2 (1-6, 7-6, 6-1, 3-6, 6-4) në finalen e madhe.

Ky ishte turneu i dytë Grand Slam që e ka fituar spanjolli i ri, i cili te suksesi i parë i madh arriti në shtatorin e kaluar kur fitoi në US Open.

Në rrjetet sociale tashmë është bërë virale një video, në të cilën shfaqet tenisti në moshën 12 vjeçare, kur para kamerave tregon se dëshira e tij e madhe është ta fitojë Wimbledonin dhe Roland Garros (French Open), ndërsa njërën ëndërr veçmë e ka bërë realitet.


Në vijim është bashkëbisedimi i tenistit me gazetarin:

Emri?Carlos Alcaraz.

Mosha?12 vjeçar.

Cila është ëndrra jote nëse bëhesh profesionist?Ta fitoj Roland Garrosin dhe Wimbledonin.

Cili është lojtari yt i preferuar, idhulli jot?Roger Federer.


/Telegrafi/

telegrafi sport app