Kënga me motive patriotike “Mora Fjalë” vazhdon të këndohet në ditë të rëndësishme e historike për vendin.
Këngën kushtuar komandantit legjendar, Adem Jashari për mrekulli e ka interpretuar edhe ushtari i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Mirlind Bajraktari.
@mirlindbajraktari #morafjale #pavarsiaekosoves #viral #mirlindbajraktari ♬ original sound – Mirlind Bajraktari
Ky i fundit shihet në një autobus së bashku me disa ushtarë të tjerë teksa ia thotë këngës së bukur që tashmë është shndërruar në “një lloj himni” për shqiptarët.
Bajraktari gjersa po këndon këngën një ushtar tjetër ka xhiruar momentin, ndërsa një pjesë e saj është publikuar edhe në rrjete sociale. /Telegrafi/