Pamjet e aktores Jane Fonda duke ‘goditur’ me certifikatën e Palmës së Artë regjisoren Justine Triet në Festivalin e Filmit në Kanë, kanë vërshuar rrjetet sociale.
Në ceremoninë e mbylljes së festivalit, 85-vjeçarja kishte për detyrë të jepte çmimin për filmin më të mirë, gjë të cilën e bëri, megjithatë, vëmendje të veçantë mori lëvizja që pasoi.
Përkatësisht, Justine Triet mori Palmën e Artë për filmin “Anatomy of a Fall” dhe pasi mbajti fjalimin, harroi ta merrte certifikatën e çmimit.
Como Justine Triet no le hacía caso, Jane Fonda le lanzó el diploma a la cabeza. Es que la adoro. Palma de Honor, por favor. pic.twitter.com/Idmzxq9vQQ
— Juan Roures (@JuanRoures) May 28, 2023
Fonda u përpoq ta thërriste atë, por pa rezultat dhe më pas gjeti një mënyrë për t’ia tërhequr vëmendjen. Duke humbur durimin, mori letrën e çmimit dhe e qëlloi regjisoren pas shpine. Videoja e kësaj lëvizjeje u bë menjëherë hit në internet.
Duke e njohur sensin e humorit të aktores, fansat arritën në përfundimin se edhe kjo ishte një shaka e saj, ndërsa as Triet nuk reagoi pas “goditjes”. /Telegrafi/
Ok donc la vraie Queen c’est Jane Fonda pic.twitter.com/cFZwv0Akmq
— Andrzej (@andzejkra) May 27, 2023
favorite cannes moment is officially jane fonda throwing the palme d'or certificate at justine triet because she forgot to take it pic.twitter.com/6tv8TEj8zw
— flo ¨̮ (@properstrangers) May 27, 2023