Bill Gates kishte transferuar aksione me vlerë gati 2.4 miliardë dollarë te Melinda Gates në të njëjtën ditë kur njoftuan se martesa e tyre kishte mbaruar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Cascade Investment, një kompani e menaxhuar nga bashkëthemeluesi i Microsoft, transferoi aksione të disa kompanive.
Kështu, ndër tjerash tanimë ajo tani mban një pjesë prej 4.7% të Coca-Cola Femsa, me vlerë 121 milionë dollarë dhe 6.7% të aksioneve në Grupo Televisa, me vlerë 386 milionë dollarë.
Një gjë e tillë e vendos atë midis aksionerëve më të mëdhenj në dy prej kompanive më të mëdha të Meksikës.
Bill Gates gjithashtu “zhvendosi disa nga zotërimet e tij” në Hekurudhat Kombëtare të Kanadasë dhe AutoNation te ish gruaja e tij, treguan regjistrimet, shkruan Business Insider.
Aksionet e tij prej 1.9% në sistemin më të gjatë hekurudhor të Kanadasë vlerësoheshin në 1.5 miliard dollarë, ndërsa aksionet e tij 3.7% në shitësin me pakicë të automjeteve ishin me vlerë 307 milionë dollarë.
Ndryshe, Bill Gates ose ka shitur ose dhuruar pjesën më të madhe të aksioneve të tij në Microsoft, të cilin ai e drejtoi për rreth 34 vjet. Ai aktualisht zotëron 1% të kompanisë së teknologjisë dhe vlen rreth 144 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.
Filantropistët miliarderë kanë shpenzuar pjesën më të madhe të pasurisë së tyre prej 130 miliardë dollarësh për bamirësi përmes Fondacionit Bill dhe Melinda Gates.
Çifti kurrë nuk nënshkroi një marrëveshje para martese, por do të ndajë pasurinë dhe borxhet e tyre sipas kushteve të përcaktuara në një “kontratë ndarjeje”.
Në regjistrat e tyre të divorcit, Melinda Gates nuk kërkoi mbështetjen e bashkëshortit.
Në dokumentet e paraqitura në gjykatë, ajo e quajti martesën e saj me themeluesin e miliarderit “të ndërprerë në mënyrë të pakthyeshme”.
Shkurorëzimi i tyre vjen dy vjet pasi një çift tjetër miliarderësh të teknologjisë, shefi i Amazon, Jeff Bezos dhe MacKenzie Scott, njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2019.
Dy avokatë që punuan në çështjen e divorcit të tyre gjithashtu përfaqësuan Gates. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje