Të premten janë mbushur 20 vite prej vrasjes së Nimon Bajraktarit, Bashkim Mehmetaj dhe Haki Ahmetxhekaj. Të tre këta dëshmorë ishin themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) , në fshatin Rudica të Klinës. Ishin vrarë nga policia serbe në një pritë, ku tre dëshmorët ishin nisur për t’u pajisur me armë, për në Shqipëri.
Për nder të 20 vjetorit është organizuar akademi përkujtimore, ku kanë marrë pjesë ish-udhëheqës të UÇK’së dhe liderë shtetëror.
Nimon Bajraktari, Bashkim Mehmetaj dhe Haki Ahmetxhekaj, tre dëshmorët e luftës së UÇK’së, kanë mbushur 20 vjet, prej kohës kur ishin vrarë nga forcat serbe më 6 korrik të vitit 1998.
Tre këta banorët ë fshatit Rudica të Klinës ishin bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Dukagjinit, me komandat Ramush Haradinajn.
Të tre këta dëshmorë ishin themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në fshatin Rudica të Klinës. Ishin vrarë nga policia serbe në një pritë, ku tre dëshmorët bashkë edhe me shtatë burra tjerë të fshatit ishin nisur për t’u pajisur me armë, për në Shqipëri.
Bajraktari, Mehmeta dhe Ahmetxhekaj kishin themeluar celulën e UÇK’së në Rudica bashkë edhe më luftëtarë të tjerë.
Në koordinim me Shtabin e Përgjithshëm, dhjetë banorët e fshatit Rudicë, në korrikun e vitit 1998 nisen për në Gllogjan të Deçanit, për të vazhduar pastaj të pajiseshin me armatim në Shqipëri.
Mirëpo, rrugëtimi i Nimonit, Bashkimit dhe Hakiut dhe shtatë banorëve tjerë ishte fatal. Në një pritë të forcave policore serbe, dhjetë luftëtarët e UÇK’së bien në pritën e forcave policore në fshatin Dobërdol të Pejës. Fillimisht i keqtrajtojnë dhe maltretojnë të dhjetë pjesëtarët e UÇK’së për t’i vrarë tre prej tyre pastaj rrugës për në Pejë, në udhëkryqin Loxhë-Gorazhdec. Ndërsa, shtatë pjesëtarët tjerë i dërgojnë në Burgun e Dubravës, ku i maltretojnë e torturojnë deri pas përfundimit të luftës kur edhe lirohen nga burgu.
Shtatë të burgosurit: Skender Bajraktari, Arben Bajraktari, Nezir Bajraktari, Mustaf Mehmetaj, Shaban Mehmetaj, Gani Ahmetgjekaj, Luan Ahmetgjekaj lirohen nga burgjet serbe, pas përfundimit të luftës, në një gjendje të rëndë shëndetësore e psiqike për shkak të maltretimeve dhe torturave që kishin përjetuar në burgjet serbe.
Ndërkohë, trupat e tre dëshmorëve pushojnë në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Gllogjan të Deçanit.
Nimon Bajraktari ishte fëmija e shtatë në familjen e tij. Ndërsa, ka lënë pas vetes gruan, dy djem e dy vajza.
Nipi i dëshmorit Nimon Bajraktari, i cili ka trashëguar emrin e gjyshit, kishte shkruar se e mban me krenari emrin e një njeriu që kishte dhënë jetën për Kosovën.
“Shtatëmbëdhjetë vjet pa ty Gjysh. I nderuari Gjyshi im, dëshmori i dheut të Kosovës, i lirisë tonë. Gjysh, djali juaj, ma ka vënë emrin tënd mua. Emrin Nimon e mbajë me krenari.
Sot, po mbushen 17-vjet prej se u vrare në fushën e betejës – për Lirinë e Kosovës, duke luftuar kundër policisë e ushtrisë serbe. Gjysh, unë jam rritur me rrëfimin tënd, me atë që t’i ke dhënë më të shtrenjtën – JETËN – për popullin e Kosovës. Do të jem krenar sa të jem gjallë me veprën tënde, me trimërinë tënde dhe me sakrificën tënde. Gjysh, amaneti juaj për çdo ditë po realizohet. Po shkon në vend ëndrra jote për Shtetin e Kosovës, për lirinë e popullit dhe përparimin e vendit tonë. Gjysh, rënien tënde do ta kujtojmë përgjithmonë, sa të jetë jeta. Kosova, Qyteti, Familja do të përkujtojmë përgjithmonë”, kishte shkruar Nimon Bajraktari, tash pesëmbëdhjetëvjeçar për gjyshin e ndjerë Nimon Bajraktari që po të ishte gjallë do t’i kishte 71 vjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker