Site icon Telegrafi

Begaj: Jeta e Skënderbeut na kujton origjinalitetin e forcën e një populli autokton

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj sot ishte në qytetin e Lezhës, për të heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun në 555 vjetorin e vdekjes së tij.

Begaj në një postim në Facebook shkruan se jeta e Skënderbeut kujton origjinalitetin e forcën e një populli autokton.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Isha sot në qytetin e Lezhës, për të nderuar Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun në 555 vjetorin e vdekjes së tij.

Pata kënaqësinë t’i drejtohesha qytetarëve dhe intelektualëve të Lezhës, të pranishëm në aktivitetin ceremonial e organizuar me këtë rast, si dhe të gjithë shqiptarëve, për frymëzimin që na përcjell madhështia e figurës së Skënderbeut përmes qëndresës së tij heroike.

Gjatë fjalës sime nënvizova se “historia e kombit shqiptar është ajo e arritjeve, qëndresës, dhe e ringritjes përpos gjeopolitikës, përpos paragjykimeve, përpos dasive të kërkuara me insistim nga shtete shumë më të fuqishme. Jeta e Gjergj Kastriotit na kujton origjinalitetin e forcën e një populli autokton, pa orekse për territore që nuk i përkasin, por i palëkundshëm nga trojet e veta.”

Duke shfrytëzuar këtë datë përkujtimore theksova gjithashtu se “jeta e Gjergj Kasriotit tregon suksesin e besimit tek vetvetja, pa i lakmuar askujt asgjë. Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk është një legjendë, është një hero, por mbi të gjitha është një e vërtetë.”

Gjergj Kastrioti është Heroi ynë Kombëtar dhe ne i jemi mirënjohës për luftën, përpjekjet, sukseset dhe shembullin. Por, Gjergj Kastrioti ishte mbi të gjitha një shqiptar si të tjerë në mote e sot, që kanë në zemër dashurinë për këtë tokë, kanë besim në cilësitë e tyre, dhe dinë të arrin suksese për vete e për shumë të tjerë. Këta shqiptarë janë në Shqipëri e kudo në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version