LAJMI I FUNDIT:

Befason Vuçiq: U tregova ministër i dobët gjatë viteve ’98-99

Befason Vuçiq: U tregova ministër i dobët gjatë viteve ’98-99

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për mediat serbe për periudhën 1998-1999, kur shërbente si ministër i informimit në regjimin e ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq, performancën e tij si ministër gjatë asaj periudhe e ka përshkruar si të pasuksesshme.

Po ashtu, ai ka thënë se punën e tij e ka bërë në një mënyrë shumë të keqe, transmeton KosovaPress.

Lidhur me këtë ai është shpjeguar duke thënë se në atë periudhë ishte e pamundur që të ngriste zërin ndaj normave të caktuara ligjore të propozuara nga të tjerët.


“Isha i dobët dhe e pagova çmimin”, ka thënë kryeministri serb.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e tij po punon shumë me qëllimin që të përmirësoj situatën.

Ndërsa, duke folur për hapjen e kapitujve 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, Vuçiq ka thënë se kjo çështje nuk varet më nga Qeveria e Serbisë, transmeton KP.

Sipas tij, çdo gjë që ka mundur dhe është dashur të bëhet, tashmë është bërë.

“Nëse këto kapituj hapen, do të mbetet mbi ne që të punojmë shumë…”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori