LAJMI I FUNDIT:

Bedri Hamza promovon potencialet e energjisë së rinovueshme, premton agjenci one-stop-shop për dhëniet e lejeve për investitorët

Bedri Hamza promovon potencialet e energjisë së rinovueshme, premton agjenci one-stop-shop për dhëniet e lejeve për investitorët

 Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar kompaninë “Muqa Solar Group” në Suharekë, e cila ka thënë se është dëshmi se energjia solare është edhe një mundësi e mirë ekonomike.

Hamza ka thënë se do ta krijojë një agjenci One-Stop-Shop për t’i përshpejtuar dhe lehtësuar dhëniet e lejeve për investitorët privatë në energjinë e rinovueshme.

Kjo agjenci, Hamza ka thënë se do t’u shërbejë edhe qytetarëve që duan të instalojnë panele diellore për shtëpitë, bizneset apo fermat e tyre, duke u ofruar zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë.


“Energjia e ripërtërishme është perspektiva, është e ardhmja dhe potencialet ekzistojnë. Ajo që duhet të bëjmë është t’i thjeshtojmë procedurat. Duhet të krijojmë një agjenci one-stop-shop. Sot, për të pasur kapacitete të reja gjeneruese në fushën e energjisë së ripërtërishme, nevojiten 26, 27 apo edhe 28 dokumente. Pse të mos i thjeshtojmë këto? Pse të mos i bëjmë në një vend? Gjithashtu, duhet t’i japim mundësi sektorit privat që të investojë, në mënyrë që të kemi kapacitete të mjaftueshme të energjisë elektrike, sidomos të energjisë së ripërtërishme dhe të rrisim potencialin e investimeve në sektorin privat”, ka thënë Hamza.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori