LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha sprovon veten edhe si DJ në një ndejë private në Los Angeles

Bebe Rexha sprovon veten edhe si DJ në një ndejë private në Los Angeles

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka treguar një anë të re të talentit të saj artistik, duke u sprovuar për herë të parë si DJ.

Artistja e njohur ka ndarë disa fotografi në Instagram, ku shihet duke miksuar muzikë dhe duke lëshuar këngë në një ndejë të organizuar në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Në imazhet e publikuara, Bebe duket e përqendruar teksa eksperimenton me pajisjet e DJ-it, duke krijuar atmosferë energjike për të pranishmit.


Foto: Bebe Rexha/Instagram

“Hobi i ri,” ka shkruar Rexha në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke lënë të kuptohet se kjo përvojë e re muzikore e ka entuziazmuar.

Përveç aventurës së saj të re në botën e miksimit të muzikës, Bebe Rexha është duke punuar intensivisht në studio, me qëllim që së shpejti të publikojë albumin e saj të katërt.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ajo ka premtuar surpriza të mëdha për fansat e saj, të cilët mezi presin projektin e saj të radhës.

Mbetet për t’u parë nëse ky “hobi i ri” do të shndërrohet në një pjesë të rëndësishme të karrierës së saj apo thjesht një pasion i momentit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti hap zemrën: Nuk dua të jem bashkë me Eglin, edhe unë jam i lënduar

Gjesti hap zemrën: Nuk dua të jem bashkë me Eglin, edhe unë jam i lënduar

Magazina
Shtatë gjëra që nuk i dinit për

Shtatë gjëra që nuk i dinit për "Adolescence" – Sekretet e prapaskenës

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Momente romantike mes Jozit dhe Loredanës në suitë

Momente romantike mes Jozit dhe Loredanës në suitë

Magazina
Befason Kaci: Nën 10 mijë euro as nuk e kisha prekur klientin

Befason Kaci: Nën 10 mijë euro as nuk e kisha prekur klientin

Magazina
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Bisedën e qetë s’e bëre kurrë, se s’je burrë, je kalama, bërtit nëpër shtëpi si budalla

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Bisedën e qetë s’e bëre kurrë, se s’je burrë, je kalama, bërtit nëpër shtëpi si budalla

Magazina
Kalo në kategori