Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) si parti e pushtetit ka përshëndetur përafrimin e pozicioneve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë për propozimin francez, duke thënë së në muajt në vazhdim, do të tentohet konsensus me të gjithë palët për zgjidhje të përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet rolin konstruktiv të presidencës franceze për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme në kontestin e vendit tonë me Bullgarinë fqinje dhe vlerëson që propozimi i dhënë në formën e ideve për zgjidhje është bazë e mirë për të përmbyllur kontestin dhe për të zhbllokuar rrugën tonë europiane”, kumtuan nga BDI.
“Vendi ynë ndodhet para një vendimi historik, atë të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe mbylljes së të gjitha çështjeve me fqinjët dhe kontestuese për vendin tonë, prandaj vlerësojmë se shanset e këtilla të një kompromisi që nuk cënon aspak identitetin, gjuhën dhe dinjitetin kombëtar të bashkëqytetarëve tanë maqedonas nuk duhen lëshuar, për të mirën e së ardhmes së sigurtë dhe progresive të vendit dhe rajonit”, thone nga BDI
Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri te të gjithë palët e involvuara në këtë proces historik që me racionalitet t’i qasen përmbajtjes së propozimit dhe sëbashku të sjellim vendimin e shumëpritur për të zhbllokuar rrugëtimin e integrimit të vendit.
“Bashkë me partnerët e koalicionit qeverisës, opozitën, Kuvendin, Presidencën, institucionet e vendit si dhe mediat, shoqërinë civile, botën akademike, mbi parimet e transparencës, e fillojmë procesin e konsultimeve në të cilin si asnjëherë më parë kërkohet pjekuri dhe racionalitet, e jo protagonizëm subjektiv për interesa të ngushta. Bashkimi Demokratik për Integrim qëndron konzistent në qëndrimet e saj për zgjidhje të kontestit me Bullgarinë dhe për këtë vlerësojmë se propozimi francez është në kornizat e lejuara të një kompromisi racional”, deklaruan nga partia e Ahmetit.
Ky propozim, kjo rrugë, kjo e ardhme, shprehen nga atje, ka mbështetjen edhe të Washingtonit, Brukselit, Parisit, Londrës, Romës dhe kryeqyteteve perendimore dhe ne të gjitha të arriturat e vendit i kemi të përbashkëta me komunitetin euroamerikan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vuçiqit i ‘dhemb’ aleanca Kosovë – Shqipëri – Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

“Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë”, Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn