LAJMI I FUNDIT:

BDI: “Ndryshimi” largoi shqiptarët edhe nga drejtimi i Fondit Shëndetësor

BDI: “Ndryshimi” largoi shqiptarët edhe nga drejtimi i Fondit Shëndetësor

BDI shpreh shqetësim të thellë lidhur me vendimin e fundit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor për të emëruar, për herë të parë pas shumë vitesh, dy drejtorë vetëm nga komuniteti maqedonas, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Ata shtojnë se ky akt përfaqëson një përpjekje sistematike për të larguar shqiptarët nga institucionet më të ndjeshme dhe vitale të vendit, duke krijuar, sipas tyre, një precedent të rrezikshëm për përjashtimin e tyre nga proceset vendimmarrëse në nivel shtetëror.

“Ky vendim është një pasojë e drejtpërdrejtë e një qeverie me legjitimitet monoetnik, ku individ jolegjitim zë zgjedhur nga padronët e tyre përfaqësojnë vetëm interesat e ngushta personale dhe klanore e aspak ato shqiptare.


Një qeveri e tillë, që nuk reflekton diversitetin dhe legjitimitetin e popujve tanë, po ndjek një rrugë të rrezikshme që minon parimet themelore të barazisë dhe drejtësisë në shtetin tonë.

Ky veprim është në kundërshtim të plotë me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe mekanizmat mbrojtës për përfaqësimin e barabartë të të gjitha komuniteteve etnike.

Ne besojmë se largimi i shqiptarëve nga institucionet kryesore nuk është vetëm një padrejtësi ndaj komunitetit tonë, por gjithashtu një kërcënim për stabilitetin dhe harmoninë ndër-etnike në Maqedoninë e Veriut.

Ky veprim jo vetëm që margjinalizon shqiptarët, por dëmton edhe strukturën demokratike dhe kohezionin social të vendit. Institucionet publike duhet të jenë reflektimi i një shoqërie të drejtë dhe të barabartë, ku të gjithë qytetarët, pavarësisht prejardhjes etnike, kanë mundësinë të kontribuojnë dhe të marrin pjesë në mënyrë të barabartë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori