Site icon Telegrafi

BDI: Milloshoski vite më parë e ka akuzuar Mexhitin për korrupsion

BDI në një kumtesë për media ka publikuar një deklaratë të Antonio Milloshoskit, për të cilin thonë se ai ka para disa viteve ka raportuar një rast për korrupsion për Izet Mexhitin.

“Pas deklaratës së Kryeministrit, ku kërkoi fakte mbi akuzat për korrupsion ndaj Izet Mexhitit, ne po i përgjigjemi me një provë të pakundërshtueshme nga aleati i tij më i afërt dhe Kryetari de fakto të Kuvendit, Antonio Miloshoski. Në një video të disa viteve më parë, Miloshoski, duke mbajtur dokumente në duar, akuzon drejtpërdrejt Mexhitin për marrjen e një provizioni prej 14% nga tenderi për Sheshin Skënderbej, që përkthehet në 450,000 euro. Ai deklaron:

“Rasti i njohur si ‘Plostad Provizija’ po trajtohet nga organet kompetente. Bëhet fjalë për 14% për Sheshin Skënderbej. Ky rast aktualisht është në proces nga organet kompetente, dhe zoti Izet Mexhiti dyshohet se ka marrë 450,000 euro nga një kompani bullgare, e cila ka transferuar 14% të tenderit në një kompani në Dibër që nuk kishte asnjë lidhje me ndërtimin e sheshit. Provizioni për Izet Mexhitin; ai ka marrë 450,000 euro, ndërsa shqiptarët, maqedonasit dhe boshnjakët në Çair nuk kanë marrë asgjë”, thonë nga BDI.

Në fund thonë se “Mickoski i ka faktet nga burimi më i afërt i qeverisë”./Telegrafi/

Exit mobile version