LAJMI I FUNDIT:

BDI: Largimi i të punësuarve shqiptarë nga SH.A EMV është tendencioz dhe vetëm për arsye etnike

BDI: Largimi i të punësuarve shqiptarë nga SH.A EMV është tendencioz dhe vetëm për arsye etnike

Tendencioze dhe vetëm largime për arsye etnike, kështu i quan largimet e fundit nga puna në SH.A EMV, Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Çair.

Siç thuhet në reagimin e tyre, me këtë rast duhet të merren profesionistë juridik dhe rasti të ndiqet me ligj.

“Të punësuarit e larguar, paraprakisht nuk kanë qenë të informuar për shkelje të rregullores së punës, nuk kanë qenë të ngarkuar me masa disciplinore dhe nuk kanë qenë te njoftuar se janë çlajmëruar në Agjensinë për Punësim dhe pa asnjë arsye të qëndrueshme, përmes një letre të dërguar me postë njoftohen për largimin nga puna. Andaj, Komisioni i përbërë nga profesionistë të lëmisë juridike me përkushtim dhe në mënyrë të përpiktë do të trajtojë çdo rast dhe çdo të punësuar që iu është bërë padrejtësia, ndërsa për drejtorin e institucionit do të pësoje aktakuzë penale për shkelje të ligjit dhe mosrespektimin e procedurave ligjore”, thonë nga BDI Çair.


Nga SH.A EMV nga ku deklaruan se gjatë periudhës së kaluar tek disa punonjës të caktuar është konstatuar shkelje e rendit të punës dhe disiplinës dhe mungesa të paarsyeshme që ka ndikuar negativisht në proceset e punës.

“Pas konstatimit të situatës faktike, është miratuar vendimi për ndërprerje të marrëdhënies së punës për disa të punësuar për të cilët në periudhën e kaluar janë konstatuar shkelje të rendit të punës dhe disiplinës. Çdo punonjës ka të drejtë në mbrojtje juridike konform rregullës positive ligjore”, deklaruan nga EMV.

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori