BDI: Deklaratat e Nikolloskit për rrugën Shkup-Bllacë dhe Korridorin 8 janë shpifje, i dëmton projektet që na lidhin me Kosovën dhe Shqipërinë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili tha se për rrugën Shkup-Bllacë është zgjedhur traseja më e kushtueshme, ndaj nuk përjashtoi mundësinë e rishikimeve të projekteve nga qeveria e kaluar edhe për Korridorin 8.
BDI thonë se këto deklarata janë të turpshme dhe propagandë pasi nuk duan që Maqedonia e Veriut të lidhet me Kosovën dhe Shqipërinë.
Reagimi i plotë:
Bashkimi Demokratik për Integrim me neveri ndjek lehtësinë me të cilën gënjeshtrat dhe manipulimet ditoroe botohen dhe shpërndahen pa asnjë ndjenjë përgjegjësie për fjalën publike.
Akuzat e ministrit të Transportit, z. Nikolovski, në lidhje me përfitimin e funksionarëve të BDI-së në procesin e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë, janë të pabaza dhe plotësisht të pavërteta.
Çdo informacion në lidhje me Korridorin 8 dhe autostradën Shkup – Bllacë është i pasaktë dhe shfaq injorancë institucionale nga qeveria me legjitimitet monoetnik.
2 kilometrat e para tek kufiri në Bllacë janë të përfunduara në Qeverinë e kaluar. Juve ju ka mbetur vetëm ta lëshoni në përdorim.
Vazhdimi i asaj autostrade në gjatësi prej 10 kilometra, është projektuar nga kompania amerikane Hill dhe është finansuar nga BERZH, bashkë edhe me asistencën teknike. Ky projekt finansohet me kredi nga BERZH, ku rreth 30 milion € janë grant.
Traseja e autostradës është përzgjedhur për ta evituar shkatërrimin e varrezave të Bllacës dhe poligonin ushtarak Stenkovec.
Ky projekt bazë i përgatitur për më shumë se 2 vite është tenderuar dhe kjo Qeveri duhet të bëj përzgjedhjen e realizuesit të punimeve.
Çdo ri-projektim do të zgjasë gati se 3 vjet.
Sa i përket shpronësimit, minimumi i çmimit për shpronësim i paguar deri më tani aty nga shteti është 2€ për metër katror ndërsa maksimumi 20 €, kështu që pretendimet e Nikollovskit janë absurde.
Prandaj, ftojmë ministrin Nikolovski të paraqet dëshmi konkrete për akuzat e tij.
Nëse këtë nuk e bën, do ta konsiderojmë se ai është një krijues i lajmeve të rreme dhe propagandës si dhe kundërshtarë i projekteve që na lidhin me Shqipërinë dhe Kosovën.
Bashkimi Demokratik për Integrim gjithmonë ka vepruar me transparencë dhe integritet në shërbim të qytetarëve dhe vendit.
Ne nuk do të lejojmë që këto gënjeshtra të na devijojnë nga misioni ynë për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të qëndrueshme.
Ftojmë publikisht ministrin të dëshmojë akuzat ose të tërhiqet nga këto shpifje që dëmtojnë jo vetëm figurat tona publike, por edhe besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.
BDI qëndron e fortë dhe e patundur në përkushtimin e saj për të mbrojtur të vërtetën dhe interesat e qytetarëve të saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Limaj deklarohet pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Gjykata Kushtetuese rrëzon Ligjin për KPM, jep dritën e gjelbër për Ligjin e KPK-së

"Konfliktuoze, monstrum politik, terroriste politike", Haxhiu thotë se po përballet me gjuhë denigruese gjatë kandidimit për kryeparlamentare

Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, lëshojnë mikrofonat dhe kamerat në tokë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë