Portali Zhurnal nga burime të larta të BDI-së mëson se Kryesia Qendrore e kësaj partie ka përcaktuar listën e deputetëve për deputetë, ndërsa verifikimi i tyre do të bëhet në mbledhjen Këshillit të Përgjithshëm, i cili do të mbahet të martën mbrëma në Tetovë.

Një njësinë e parë zgjedhore kjo parti për bartës liste ka caktuar kreun e komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në njësinë e dytë Ermira Mehmetin, në njësinë e tretë Bujar Osmanin, në njësinë e pestë Musa Xhaferin dhe në njësinë e gjashtë zgjedhore BDI-ja do të del me liderin e saj, Ali Ahmeti.


BDI-ja ka marrë vendim që konventën e saj promovuese, në të cilën do të prezantohen kandidatët dhe platformë politike, ta mbajë më 16 maj në palestrën Boris Trajkovski në Shkup.

Ndryshe, të mërkurën në orën 24:00 skadon afati për përpilimin e listave zgjedhore të subjekteve politike të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 5 qershorit. /Telegrafi/