LAJMI I FUNDIT:

BBX në vend të BlackBerry OS dhe QNX-it

BBX në vend të BlackBerry OS dhe QNX-it

CEO i Research In Motion (RIM) paraqiti sistemin e ri operativ i cili do të përdoret nga tabletët dhe telefonat e mençur të kompanisë.

Sistemi operativ i quajtur BBX do të duhej të kombinoj vetitë më të mira të BlackBerry OS-it dhe platformës QNX që përdoret nga tableti i kompanisë – PlayBook. Përfaqësuesit e RIM-it në veçanti kanë theksuar nën-sistemin e përditësuar për lojëra dhe ndërfaqen për shfrytëzues të zhvilluar nga ana e kompanisë The Astronishing Tribe, respektivisht TAT. Gjithashtu ceket edhe se procesi i bartjes së lojërave dhe aplikacioneve në platformën e tyre do të duhej të ishte i thjeshtë duke pasur parasysh se janë përdorur veglat që janë të bazuara në standardet softuerike. BBX gjithashtu pritet të punoj edhe me HTML5, i cili sipas fjalëve të përfaqësuesve të kompanisë është një urë në mes të platformës së re dhe sistemeve operative BlackBerry.

Në orvatje për të tërhequr sa më shumë zhvillues përfaqësuesit e RIM kanë cekur se shitorja e tyre e aplikacioneve App World është e dyta për nga vjelja e profiteve, respektivisht se është para Androidit. Gjithashtu ceket se gati 13% e zhvilluesve të aplikacioneve për BlackBerry kanë arritur qarkullimin më të madh se 100,000 dollarë, ndërsa që vetëm 1% e zhvilluesve të aplikacioneve për iOS kanë pasur qarkullimin më të madh se 1,000 dollarë. /Telegrafi/