LAJMI I FUNDIT:

BBC vjen me reagim zyrtar pasi u kritikuan ashpër për talljen që i bënë Ronaldos

BBC vjen me reagim zyrtar pasi u kritikuan ashpër për talljen që i bënë Ronaldos

BBC ka lëshuar një njoftim zyrtar në lidhje me kritikat që morën për mbishkrimin ‘Misstiano Penaldo’ gjatë transmetimit live të ndeshjes së fazës së 1/8 së fianles mes Portugalisë dhe Sllovenisë.

Ylli portugez humbi penalltinë në pjesën e parë të kohës shtesë gjë që bëri që ai të shpërthejë në lot. Lojtari, sidoqoftë, e përmirësoi gabimin e tij duke realizuar më pas gjatë ekzekutimit të penalltive, duke kontribuar në kualifikimin e Portugalisë.

Tifozët e Ronaldos mbetën tejet të nervozuar pasi dëgjuan mbishkrimin nënçmues për idhullin e tyre dhe përdorën rrjetet sociale për të shprehur zemërimin e tyre.


Në mesin e personave që reaguan ishte edhe ish-legjenda e Chelseat, John Terry i cili e shprehu po ashtu zemërimin e tij duke e cilësuar atë si një ‘turp’.

BBC tani më në fund i është përgjigjur kritikave që ka marrë përmes një njoftimi zyrtar, duke thënë se nuk ishte asnjëherë qëllimi që ta ofendojnë Ronaldon.

Postimi i plotë i BBC-së:

Mbishkrimi ishte thjeshtë si qëllim për të luajtur me fjalët, diçka që e kemi bërë shpeshherë në ‘Ndeshjen e Ditës’ kur kemi bërë analizat grafike. Nuk kishte ndonjë ofendim drejtuar Cristiano Ronaldos. Në fakt, gjatë programit ne folëm në favor të Ronaldos në disa raste, duke përfshirë:

BBC u tall me Ronaldon, i vendosi një “emër të ri” pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë
Lexo po ashtu BBC u tall me Ronaldon, i vendosi një “emër të ri” pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë

1.Gjatë ushtrimeve të fundit para ndeshjes, Jose Fonte përmendi përkushtimin e Ronaldos në stërvitje, duke treguar pse ai është njëri prej më të mirëve të të gjitha kohërave.

2.Në pushim mes pjesëve, Gary Lineker dhe Alan Shearer bënë një analizë të gjatë të lëvizjeve të Ronaldos, duke e cilësuar atë si ‘absolutisht fantastike’.

3.Pas ekzekutimit të penalltive, Gary Lineker dhe Alan Shearer që të dy iu referuan kurajos së Ronaldos dhe vetëbesimit për të bërë një hap para dhe për të goditur penalltinë.

Në asnjë moment analistët nuk ishin kritikues ndaj Ronaldos dhe në kontekst të programit në përgjithësi, toni i bisedës ishte në mënyrë të vazhdueshme i respektueshëm ndaj tij.

Sidoqoftë, ne i vlerësojmë disa prej përcjellësve tanë të cilët ishin të pakënaqur me grafikën tonë dhe me reagimet që i janë përcjellur ekipit të prodhimit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori