LAJMI I FUNDIT:

BBC: Fondet ndërkombëtare në Siri u shkonin ekstremistëve

BBC: Fondet ndërkombëtare në Siri u shkonin ekstremistëve

Qeveria britanike pezulloi një projekt ndihmë ndërkombëtare pas një hetimi të BBC-s që zbuloi se paratë e taksapaguesve i shkonin ekstremistëve në Siri.

Jo vetëm kaq, por, sipas BBC, oficerët e një force policore të mbështetur nga Londra kanë bashkëpunuar me gjykatat për të ekzekutuar ndëshkime brutale. Megjithatë, Adam Smith International, kompania britanike që drejton projektin, i mohoi fuqishëm akuzat. Në kuadër të këtij projekti u krijua FSP, policia e lirë siriane, qëllimi i së cilës ishte garantimi i ligjit dhe rendit në zonat e vendit që kontrolloheshin nga forcat e opozitës.

Britania ishte një prej 6 donatorëve që paguanin për projektin që financonte forcën policore të paarmatosur dhe kishte kushtin të mos bashkëpunonte me grupet ekstremiste. Por, BBC thonë se nuk ishte gjithnjë kështu.


Reporterët e BBC zbuluan se kjo polici bashkëpunonte me gjykatat që vendosnin për ekzekutime barbare, përfshirë vrasjen me gurë të dy femrave. Policët paguheshin me para’ të thata, fonde që më pas ia jepnin grupeve ekstremiste në zonë, madje këto të fundit zgjidhnin edhe policët që shërbenin aty.

Madje në shumë raste, aty ku në bordero shfaqeshin emrat e dhjetëra policëve dhe rajoneve policore, në terren nuk ekzistonte asnjë dhe në shumë prej listave kishte emra të vdekurish. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Trupat e dhjetëra emigrantëve janë gjetur në dy varre masive në Libi

Trupat e dhjetëra emigrantëve janë gjetur në dy varre masive në Libi

Afrika
Kalo në kategori