Një avion privat i lidhur me miliarderin e sanksionuar, pronarin e Chelseat, Roman Abramovich, ka zbritur në Moskë.

Avioni mbërriti në Moskë të martën në mëngjes pasi u nis nga Izraeli dhe u ndal në Stamboll, shkruan uebfaqja e gjurmimit të fluturimeve ‘FlightRadar24’.


Abramovich u pa në një sallë pritjeje VIP në aeroportin e Izraelit, megjithëse nuk dihet nëse ai hipi në fluturim.

abramovich 2

Rusi ishte në mesin e shtatë oligarkëve të sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar javën e kaluar në përgjigje të luftës në Ukrainë.

Abramovich, 55 vjeç, dyshohet se ka lidhje të forta me presidentin rus Vladimir Putin, të cilat ai e ka mohuar, shkruan BBC.

Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar një fotografi që tregonte Abramovichin në një sallë pritjeje VIP në aeroportin Ben Gurion në Lod afër Tel Aviv të hënën.

Nuk dihet nëse ai hipi në avion në nga Izraeli në Stamboll dhe më pas nga Stambolli në Moskë. Abramovich ka nënshtetësi izraelite dhe portugeze.

123627250 15648915 e997 43cc b408 b202e53f67be

Pronarit të klubit të Chelseat, para disa ditësh i është ndaluar edhe vendimmarrja në klubin e tij, duke ia ngrirë të gjitha astet./Telegrafi/

telegrafi sport app