Banka Botërore vlerëson se në vitin 2024, rritja ekonomike në Shqipëri pritet të mbetet e fortë në 3.3 për qind, në kontekstin e kushteve të shtrënguara financiare në tregjet ndërkombëtare dhe rritjes së kufizuar ekonomike në Evropë.
Banka Botërore prezantoi sot raportin e rregullt ekonomik per vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas raportit të Bankës Botërore, zgjerimi i aktiviteteve të turizmit dhe ndërtimit pritet të nxisin rritjen e eksporteve, konsumit dhe investimeve me ritme të ngjashme me nivelet para pandemisë.
“Norma e inflacionit parashikohet të fillojë të kthehet në objektivin prej 3 për qind në fillim të vitit 2025. Megjithëse po tregon shenja moderimi, treguesi i ndjesisë ekonomike mbetet pozitiv. Bilanci primar i Shqipërisë parashikohet të arrijë në 0.2 për qind të PBB-së në vitin 2024 dhe të qëndrojë në nivele të ngjashme pozitive në përputhshmëri me rregullin fiskal. Konsolidimi fiskal pritet të arrihet si nga ana e të ardhurave ashtu edhe nga ana e shpenzimeve”, thuhet në raport.
Për sa i përket të ardhurave, në raport theksohet se qeveria planifikon të vazhdojë përmirësimin e administrimit tatimor, të parashikuar në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave.
“Borxhi publik pritet të bjerë më tej në 58.2 për qind të PBB-së në vitin 2024, dhe të vijojë rënien edhe në periudhë afatmesme, si rezultat i rritjes më të lartë në terma nominalë dhe arritjes së një bilanci primar pozitiv. Duke pasur parasysh varësinë në rritje të Shqipërisë nga financimi i jashtëm, rreziqet që lidhen me kursin e këmbimit, normën e interesit dhe rifinancimin mbeten të larta”, citohet raporti.
Rritjet e mëtejshme të çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, sipas raportit, përbëjnë një rrezik të rëndësishëm për rritjen ekonomike, pasi ato mund të ndikojnë negativisht në të ardhurat reale të disponueshme, të ngadalësojnë uljen e varfërisë dhe potencialisht të kufizojnë hapësirën fiskale.
“Si një ekonomi e vogël dhe e hapur, Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme, si recesioni në BE ose shtrëngimi i mëtejshëm i kushteve të financimit në tregjet ndërkombëtare të kapitalit në vitet në vijim”, thuhet më tej.
Raporti thekson se rreziqet për rritjen ekonomike burojnë nga fatkeqësitë natyrore dhe kushtet e pafavorshme globale.
Ndërsa rreziqet fiskale, nënvizohet në raport, burojnë nga partneritetet publike-private dhe NSH-të, si edhe nga sektori i energjisë elektrike i bazuar në prodhim nga burime hidrike, kryesisht për shkak të ndryshimeve në kushtet hidrologjike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?