Një raport periodik i Bankës Botërore, i publikuar sot, vë në dukje se ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor vijojnë të ndikohen nga lufta në Ukrainë, rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë dhe ngadalësimi i rritjes globale. “Ndërsa rritja në gjysmën e parë të vitit 2022 rezultoi relativisht e fuqishme, është e qartë se rajoni tani po shkon drejt një stuhie tjetër,” deklaroi gjatë prezantimit të raportit në Vjenë, të Austrisë, Sanja Madzarevic-Sujster, ekonomiste e lartë e Bankës Botërore dhe autore kryesore e raportit. “Një kombinim goditjesh po rëndojnë shumë në perspektivën e rajonit. Kushtet më të shtrënguara të financimit global, një ngadalësim i kërkesës së brendshme dhe të jashtme, si dhe dobësimi i besimit të biznesit dhe konsumatorit sigurisht që do të ndikojnë në sektorin financiar të rajonit”, u shpreh ajo.
Përveç shtrëngimit të kushteve të financimit, raporti thekson se rreziqet e një shpërthimi dimëror të COVID-19 mbeten dhe zinxhirët globalë të furnizimit vazhdojnë të jenë nën trysni. “Në afat të shkurtër, qeveritë duhet t’i japin përparësi mbështetjes së politikave për shtresat vulnerabël, duke siguruar që masat të jenë të synuara dhe të kufizuara kohore për të minimizuar rreziqet fiskale”, nënvizon raporti.
Shqipëria
Për Shqipërinë Banka Botërore pret që rritja ekonomike të ngadalësohet në 3.2 përqind, më poshtë se parashikimet për një rritje prej 3.7 përqind, të qeverisë shqiptare, por dhe Fondit Monetar ndërkombëtar. Për dy vitet e ardhshme, aktiviteti ekonomik pritet të zbresë më tej, respektivisht në 2.3 përqind në 2023-shin dhe 2.5 përqind në vitin 2024, niveli më i ulët në rajon. Për vitin e ardhshëm qeveria shqiptare parashikon një rritje në nivelin e 2.6 përqind, ndërsa FMN-ja afro 2 përqind.
Në raportin e saj, Banka Botërore vë në dukje se inflacioni i lartë, i përkthyer veçanërisht në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe kostove të transportit, do të ndikojë negativisht te qytetarët më të varfër, duke frenuar përparimin në uljen e varfërisë. Sipas Bankës Botërore në muajin korrik inflacioni i çmimeve të ushqimit dhe të transportit u rrit përkatësisht në 13.2 dhe 19.7 përqind.
“Inflacioni ushqimeve dhe energjisë janë faktorë që mund të çojnë drejt varfërisë një numër relativisht të madh të njerëzve duke qënë se këto elemente kanë një peshë të rëndësishme në shportën e mallrave të konsumit, për këto grupe vulnerabël”, vuri në dukje gjatë prezantimit të raportit për Shqipërinë, Ilda Shllaku, ekonomiste e lartë e Bankës. Sipas saj, skema e ndihmës sociale, dhe instrumentat që duhen përdorur nga qeveria, duhet t’i përshtaten në kohë situatës.
Sa i përket projektit të qeverisë shqiptare për aministinë fiskale, menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë Emanuel Salinas, shpjegoi se Banka Botërore ka qenë pjesë e konsultimeve të ndërmarra nga autoritetet. “Ne e kuptojmë se në këto momente qeveria po përpiqet të rrisë të ardhurat, dhe kjo perceptohet si një mundësi. Fryma e këtij projeligji ka një sërë rreziqesh dhe ne ia kemi komunikuar qeverisë. Kështu që çdo vendim që do të marrin, duhet të jetë një vendim mbi të gjithë informacionin e duhur, me shpresën që të minimizojë këto rreziqe gjatë përpjekjes për të marrë maksimumin nga ky vendim”, u shpreh ai.
Kundër aministrisë fiskale është rreshtuar haptazi dhe Bashkimi europian por dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit Shqipëria nuk i ka kushtet për realizimin e një amnistie në formën e propozuar.
Kosova
Rritja ekonomike u ngadalësua në fillim të vitit 2022 dhe veprimtaritë ekonomike në Kosovë, u ndikuan nga rritja globale e çmimeve, thuhet në raportin e Bankës Botërore, sipas së cilës, rritja vjetore ekonomike e Kosovës do të tkurret në 3.1 për qind.
Gjatë muajve të parë të vitit 2022 rritja ekonomike e humbi vrullin për shkak të inflacionit dhe krizës në sektorin energjetik. Si importuese e ushqimeve dhe energjisë, Kosova është veçanërisht e cënueshme nga inflacioni i importuar i cili në muajin gusht arriti në 13 për qind nga 7.1 për qind sa ishte në muajin janar.
Tregu i punës, sipas raportit, vazhdon të pasqyrojë dobësi kronike dhe karakterizohet nga çekuilibri i dukshëm gjinor si dhe me mospërputhje të shkathtësive dhe emigrim të fuqisë punëtore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës