LAJMI I FUNDIT:

Bayerni vazhdon rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit (Video)

Bayerni vazhdon rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit (Video)
Getty Images

Me rezultat 1-0, Bayern Munichu e pamposhtur Borussia Moenchengladbachun në stadiumin Borussia Park.

Skuadra vendase luajti mirë në pjesën e parë duke u mbrojtur si duhet nga bavarezët, të cilët nuk arritën t’i konkretizonin rastet e tyre.

Megjithatë, mysafirët e zhbllokuan rezultatin në gjysmën e dytë. Thomas Muller realizoi pas një harkimi të Thiago Alcantaras në zonë (63’).


Në minutat e mbetura skuadra vendase nuk arriti që të ndryshonte asgjë sa i përket rezultatit, ashtu që vizitorët arkëtuan pikë të plota.

Me këtë fitore, Bayern Munichu  vazhdon rrugëtimin drejt titullit të radhës në Bundesliga, me 13 pikë më shumë se përcjellësi i parë, RB Leipzig.

Borussia Moenchengladbachu është në vend të dhjetë në tabelë me 32 pikë të arkëtuara pas 25 xhirosh. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/x5f99y1_thomas-muller-goal-hd-b-monchengladbach-0-1-bayern-munich-19-03-2017_sport