Bayerni shpartallon Leverkusenin, kualifikohet në finale të DFB Kupës

Bayern Munichu ka shënuar fitore me rezultat 6-2 në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë ndaj Bayer Leverkusenit.
U prit ndeshje më interesante duke parë kualitetin e Leverkusenit, por Bayreni ësht ënë nivel tjetër.
Qysh pas tri minutash lojë ishte Javi Martinezi që shënoi për 1-0, teksa Leëandoëski dyfishoi pas 9 minutash lojë.
Lars Bender ngushtoi gjithçka në minutën e 16-të për 2-1 dhe ky ishte rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Muller (52', 64', 78') kompletoi hetrikun bashkë me një gol të Thiagos për rezultatin përfundimtar të takimit 6-2.
Me këtë fitore Bayern Munichu kualifikohet në finale të Kupës së Gjermanisë që tradicionalisht zhvillohet në stadiumin olimpik të Berlinit.
Në finale Bayerni pret fituesin e takimit Schalke - Eintracht, sfidë që zhvillohet të mërkurën. /Telegrafi/


















































