Bayerni mposht Frankfurtin dhe fiton Superkupën e Gjermanisë
261:"MADRID, SPAIN - MAY 01: Robert Lewandowski of FC Bayern Muenchen looks on during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between Real Madrid and Bayern Muenchen at the Bernabeu on May 1, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images) 12:"Getty Images
Bayern Munich është treguar i pamëshirshëm në finalen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Eintracht Frankfurtit.
Bavarezët fituan me rezultat 0-5, duke mos i dhënë kështu për asnjë moment shpresë skuadrës kundërshtare.
Ishte Robert Lewandowski ylli i kësaj ndeshje, polaku shënoi tre golat e parë në këtë ndeshje.
I pari erdhi në minutën e 21-të, ndërsa dy të tjerët në minutat 26-të dhe 54.
Pas het-trikut nga Lewa, në skenë doli Kingsley Coman.
Së pari francezi shënoi në minutën e 63-të, e pastaj asistoi te goli i Thiago Alcantaras në minutën e 83-të.
Bayerni tani është kampion i Superkupës së Gjermanisë në tre sezonet e fundit, duke ngritur kështu numrin e trofeve në shtatë (dy më shumë se BVB). /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























