Bayern Munichu ka treguar kredencialet për luftën për titull pasi ka mposhtur në udhëtim Hoffenheimin me rezultat 3-1.

Sfida u zhvillua me atmosferë të zjarrtë në stadiumin Rhein - Necar Arena, ku skuadra vendase ishte e motivuar nga tifozët vendas.


Pjesa e parë kaloi me dominim të bavarezëve, ku krijuan rastet më të mira të shënimit, por as vendasit nuk u zbrapsën.

Pas 34 minutash lojë ishte Goretzka ai që shënoi për 1-0 dhe epërsinë e Bayernit.

Sulmeve të parreshtura të vendasve Bayerni u rrezistoi kur sërish Goretzka shfrytëzoi rastin për të shënuër për 2-0 me asistim të Alabas (45+1).

GettyImages 1065923206 Bayern Munich (Foto: Adam Pretty/Getty Images/Guliver)

Me të filluar pjesa e dytë vendasit kryen zëvëndësimet e duhura dhe kështu erdhi edhe goli, kur Schulz realizoi pas një topi të Bittencourt (59') për 2-1 dhe shpresën e Hoffenheimit

Të gjitha shpresat pas shumë rasteve i ka shuar Leëandoëski kur shënoi për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar në minutën e 87-të.

Bayerni me këtë fitoer arrin kuotën e 39 pikëve, tri më pak se Dortmundi që ka vendin e parë dhe që të shtunën i shkon Leipzigut në derbin e javës. /Telegrafi/

telegrafi sport app