Bayern Munich ka fituar në udhëtim te skuadra e Darmstadtit.

Djelmoshat e Carlo Ancelottit kanë marrë një fitore të madhe, por shumë të vuajtur te skuadra Darmstadt, të cilin i mposhtën me rezultat minimal 1-0.


Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë për të dy skuadrat, por me bavarezët që shëtitnin më shumë topin, por pa pasur sukses të gjejnë golin dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim pa gola.

bayern 1 1 Foto nga një rast i Bayernit në pjesën e parë

Në pjesën e dytë, kampionët e Gjermanisë u panë më serioz në sulmet e tyre, ku dëshiron gjithsesi të gjenin golin e epërsisë.

Ky gol erdhi në minutën e 71-të të ndeshjes dhe u shënuan nga braziliani Douglas Costa, i cili shënoi një supergol nga një distancë rreth 30 metrave.

costa1

Në vazhdim e lojës, të dy skuadrat provonin të gjenin edhe ndonjë gol, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe Bayern Munich mori një fitore të rëndësishme 1-0 në udhëtim.

Pas kësaj fitore, Bayern rikthen pozitën e parë në tabelë me 36 pikë, por aq ka edhe RB Leipzig në pozitën e dytë, skuadër  kjo që do të jetë kundërshtari i javës së që e luan në shtëpi. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x55ly2p_douglas-costa-goal-hd-darmstadt-0-1-bayern-munich-18-12-2016_sport

telegrafi sport app