Bayern triumfon dhe kthehet në krye të Bundesligës (Video)

Bayern Munich ka arritur një fitore tejet të vlefshme në shtëpi ndaj Wolfsburgut.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë mposhti ‘ujqit’ me rezultat të thellë 5-0, duke treguar një lojë fantastike.
Nga fillimi i ndeshjes bavarezët ishin më këmbëngulës për shënimin e golit dhe këtë e arritën në minutën e 18-të.
Ishte mesfushori holandez, Arjen Robben që shënoi një gol të mrekullueshëm nga krahu i djathtë duke mposhtur portierin mysafir Diego Benaglio.
Vetëm katër minuta më vonë, Bayerni arriti ta dyfishoi epërsinë nëpërmjet sulmuesit polak Robert Lewandowski i cili shënoi lehtësisht nga afërsia.
Pas dy golave të shpejtë në pjesën e parë, rekordmenët kanë shënuar edhe të tretin 15 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Sulmuesi gjerman, Thomas Muller goditi fuqishëm nga jashtë zonës së 16 metërshit, ndërsa topin në portë e devijoi Robert Lewandowski për 3-0.
Ndërkohë golin e katërt në këtë takim e shënoi sulmuesi gjerman, Thomas Mulller.
Për 5-0 u përkujdes braziliani Douglas Costa që shënoi në minutën e 86-të të ndeshjes.
Pas kësaj fitore të rëndësishme, Bayerni kthehet në krye të Bundesligës me 33 pikë të tubuara. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x54wa30_arjen-robben-1-0-amazing-goal-bayern-munich-wolfsburg-10-12-2016-hd_sport
https://www.dailymotion.com/video/x54wh73_sport
https://www.dailymotion.com/video/x54wj2u_thomas-muller-goal-hd-bayern-munich-4-0-wolfsburg-10-12-2016_sport
https://www.dailymotion.com/video/x54wklx_douglas-costa-goal-hd-bayern-munich-5-0-wolfsburg-10-12-2016_sport



















































