Bayern Munich e ka pësuar humbjen e parë në Bundesliga, ku ka humbur me rezultat 2-0.

Skuadra nga kryeqyteti i Gjermanisë fitoi në shtëpi në ‘Olympiastadion’, duke shënuar dy herë në pjesë e parë.


Ibesivic në minutën e 23’ u tregua i saktë nga pika e penalltisë, duke shënuar për 1-0 edhe pse paraprakisht kishte humbur një rast të mirë.

DoNQe6dWsAUeRlk

Në minutën e 44’, vendasit shënuan edhe golin e dytë ku Duda realizoi për 2-0.

Bayern Munich provoi në pjesë e dytë, por nuk ia arriti të gjejë golin.

DoNWOugW0AEFlHf

Ky është dështimi i dytë i Bayern brenda pak kohës, pasi barazoi në shtëpi 1-1 me Augsburgun.

Me këtë fitore, Hertha Berlin renditet në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa me pikë të njëjta Bayerni mban kreun e Bundesligës. /Telegrafi/

telegrafi sport app