Bayern Munich fiton ndaj Augsburg si mysafir, kalon tutje në Kupën e Gjermanisë

Bayern Munich ka shënuar fitore si mysafir i Augsburg me rezultat 5-2 në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Augsburg e nisi ndeshjen më mirë, duke shënuar që në minutën e 9-të me Mads Pedersen për 1-0.
Por Bayern barazoi në 1-1 me Eric Maxim Choupo-Moting që gjeti rrjetën në minutën e 27-të për 1-1.
Pjesa e dytë ishte më e mirë dhe solli plot pesë gola të tjerë.
Bayern Munich mori epërsinë në minutën 53-të, kur Joshua Kimmich shënoi për 2-1.
Choupo-Moting shënoi golin e dytë personal për 3-1 në minutën e 59-të.
Por ndeshja u rihap sërish, kur Dayot Upamecano shënoi autogol në minutën e 65-të për 3-2.
Por kurioziteti për fituesin u shua në minutën e 74-të, kur Jamal Musiala shënoi për 4-2.
Krejt në fund kishte kohë për festë edhe për Alphonso Davies që përfitoi nga asistimi i Thomas Muller për 5-2.
Bayern Munich kalon në 1/8 e Kupës së Gjermanisë pas kësaj fitoreje. /Telegrafi/





















































