Amine Adli është duke kaluar nëpër një sezon shumë të mirë në vitin e tij të dytë në Bundesliga.
Sulmuesi anësorë po shkëlqen me fanellën e Bayer Leverkusen dhe ka bërë për vete skudara të mëdha që kanë shprehur interesim për të.
23-vjeçari iu bashkua dy viteve më parë Leverkusenit për 7,5 milionë euro nga Toulouse, derisa tani ka pesëfishuar çmimin e tij.
Anësori në 34 ndeshje zyrtare ka shënuar gjashtë gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë, derisa Milan dhe Bayern Munich janë vënë pas tij.
Dy gjigantët evropianë kanë kontaktuar Leverkusenin për të pyetur për çmimin e futbollistit të talentuar francez.
Kicker ka raportuar se në garë përveç Milanit dhe Bayernit janë edhe dy gjigantët anglezë Arsenal dhe Newcastle United.
Leverkusen është gati ta lejoj largimin e talentit të tyre, por jo për një shumë më të vogël se 35 milionë euro. /Telegrafi/