Boshnjaku Bavçiq u largua nga Prishtina në drejtim të klubit Sopron nga Hungaria, duke fituar trofeun e Ligës Ballkanike, atë të Superligës së Kosovës dhe kupën.

“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë qytetarët dhe tifozët e mirë të qytetit të Prishtinës për një sezon jashtëzakonisht të pabesueshëm për mua. Është koha të përshëndetemi, por ju premtoj që do të shihemi prapë”, ka shkruar Bavçiq.


“Falënderim të veçantë për kryesinë e Sigal Prishtina, faleminderit trajnerëve të cilët na bënë lojtarë më të mirë dhe të gjithë ata që kontribuuan në suksesin më të madh të klubit, së bashku. Ne shkruam historinë jo vetëm të klubit tonë, por shkruam historinë e basketbollit të Kosovës dhe ndihmuam këtij shtetit shumë të mirë që tía bëjmë një vend në hartë. Unë e di që basketbolli i Kosovës ka një të ardhme të ndritshme”, ka shtuar ai.

“Dhe patjetër, një falënderim shumë i madh për tifozët të cilët na përkrahën gjatë tërë sezonit. Plisa, nuk do të ju harroj kurrë. Unë ju përshendes të gjithëve dhe ju uroj sukses edhe KB SIGAL Prishtina, edhe Plisave edhe qytetarëve të Kosovës. Shihemi së shpejti”.
 

telegrafi sport app