Ka zgjatur vetëm dy muaj eksperienca e Edgardo Bauzas në stolin e Arabisë Saudite.

Pasi u shkarkua nga detyra si trajner i Argjentinës, 59-vjeçari nga Santa Fe ka marrë një tjetër goditje.


Bauza nuk do të jetë më trajneri i Arabisë Saudite dhe nuk do ta drejtojë përfaqësuesen nga Lindja e Mesme në Botërorin, Rusi 2018.

Kjo pasi drejtuesit e federatës së këtij vendi e kanë shkarkuar nga detyra argjentinasin.

Dy humbje që Arabia Saudite i pësoi në miqësoret e muajit nëntor, 3-0 ndaj Portugalisë dhe 1-0 përballë Bullgarisë, kanë bërë që ai të largohet.

Brazua ishte shkarkuar edhe nga Argjentina, ku kjo e fundit e kishte rrezikuar paraqitjen në botëror.

Brauza u zëvendësua nga Sampioli dhe Argjentina me mund arriti në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/

telegrafi sport app