Po vazhdon moduli i dytë, nga gjithsej 18 module, në trajnimin profesional “Bazat e suksesit në shitje”, që është i pari i këtij lloji në Kosovë.


6 3

Ky trajnim synon përgatitjen metodike të personelit shitës, duke u nisur prej parimeve themelore të shitjes deri te strategjitë dhe teknikat më të avancuara, të zhvilluara nga ekspertë eminentë ndërkombëtarë të kësaj fushe dhe të provuara në të gjitha format e shitjes. Trajnimi, i udhëhequr nga Masar Pllana, organizohet nga kompania AFAM Group dhe ka për qëllim avancimin profesional të stafit të Bau Market.

2 4

Nëpërmjet trajnimeve të këtilla, Bau Market synon të ushtrojë një ndikim domethënës në konceptimin e shitjes nga ana e personelit, të sjellë rezultate në suksesin profesional të personelit dhe, rrjedhimisht të ndikojë në ekonominë e kompanive ku ata punojnë.

3 2

Krahas vlerës edukuese në rrafshin e shitjes, me këtë përgatitje kompania njëherësh përfiton në masë të madhe edhe në shtimin e kualitetit të kujdesit ndaj klientëve, sidomos kur merret parasysh theksimi i përgjegjësisë sociale si komponentë e shitjes.

Artikull i sponzoruar