Pak ditë më parë u publikua historia e disa afganëve të ardhur në Shqipëri shtatorin e kaluar. Ata kanë nisur studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Ndërsa rektori i Univeristetit fliste me ambasadoren amerikane Yuri Kim ajo është ndeshur befas me ironinë e kryeministrit Edi Rama.
Rama: Më pëlqeu shumë ajo pjesa që tha rektori, “ju garantojmë zonja ambasadore”, mu kujtua koha kur vinte sekretari i partisë këtu nga komiteti dhe i thoshte ai dekani i vjetër dhe i thoshte “ju garantoj shoku sekretar i partisë se ne do punojmë që partia dhe populli të jenë krenarë për ne”. Edhe ne ju garantojmë patjetër, faleminderit shumë. Këto kisha unë, suksese dhe rroftë miqësia shqiptaro – afgane.
Ambasadorja Kim nuk ia kurseu përgjigjen batutës së Ramës, përgjigje e cila nëse nuk do ishte me humor do të merrte kontekst tjetër.
Yuri Kim– What’s wrong with you…
Rama: E ka fajin përkthyesja….do ta heqim nga puna….
Kryeministri Edi Rama edhe më herët nuk la pa bërë humor se kush prej dy vendet ishte më miqësor me afganët ne apo Amerika.
Rama: Më vjen shumë mirë që studentët afganë këtu kanë gjetur jo vetëm mikpritje por kanë gjetur dhe një hapësirë ku ndihen mirë. Pas pak do shkojnë matanë oqeanit, shpresoj që të mos mërziten se nuk do i trajtojnë kaq mirë sa i trajtojmë ne këtu por do mësojnë dhe ata si të mos i trajtojnë mirë të tjerët dhe në rregull do jenë dhe ndërkohë nuk diskutohet që është kënaqësi që gjithë ata që erdhën, disa mijëra këtu, tani janë duke marrë atë që prisnin, ka mbetur një pjesë e vogël, të tjerë mund të vijnë prapë por është normalizuar komplet gjithë sistemi dhe Kanadaja ka marrë një pjesë të madhe, edhe Shtetet e Bashkuara po marrin jo aq sa premtuan por një pjesë se e kanë këtë si zakon që premtojnë shumë dhe bëjnë më pak se sa premtojnë, kur vjen puna
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kujtoi ndërkohë me seriozitet dramën e afganëve dhe mikpritjen e shqiptarëve
Kim: Të gjithë kemi parë të tmerruar teksa shpërtheu dhuna në gjithë Afganistanin. Si shumë të tjerë, 12 studiues afganë të projektit për kërkimin dhe risinë, dhe familjet u detyruan të largoheshin papritur nga atdheu i tyre. Shqiptarët natyrisht udhëhoqën botën në hapjen e vendit të tyre për sa më shumë afganë të ishte e mundur, duke na treguar të gjithëve ne sërish se çfarë do të thotë të jesh një popull i nderuar. Çdo të thotë të jesh dashamirës. Nuk kam për ta harruar kurrë mikpritjen dhe humanizmin që populli shqiptar tregoi në ato ditë. Këtë nuk kanë për ta harruar as njerëzit që ju ndihmuat. Secili që është këtu është vërtet ilustrues i partneritetit të fortë mes SHBA-së dhe Shqipërisë, dhe ne punojmë së bashku drejt një qëllimi të përbashkët në mënyrë që të mund t’u përgjigjemi situatave të vështira. /tch/
Për të ndjekur video kronikën klikoni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët