Live Bastisjet në MINT
Bastisjet në MINT, arrestimet dhe deklarata e Prokurorisë Speciale – gjithçka pas aksionit të Policisë së Kosovës
Përditesuar 18/08/2023 08:49
Policia e Kosovës në orët e mëngjesit ka bastisur zyrat në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ndërsa ka shoqëruar në Polici drejtorin e Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtorin e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica.
Policia gjatë ditës ka arrestuar edhe Ridvan Muharremi, person ky që u raportua në media si i afërt me kryeministrin Albin Kurti.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.
Hetimet kanë të bëjnë lidhur me rastin e blerjes së rezervës shtetërore.
Arrestimet e zyrtarëve, MINT: Mirëpresim çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore, presim që të mos cenohet siguria shtetërore
Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë sot njësia hetuese e Prokurorisë Speciale, me urdhër të prokurorit Valdet Gashi kanë kontrolluar zyrat e dy zyrtarëve të lartë të MINT-it, drejtorit të Departamentit për rezervat shtetërore, Hafiz Gara dhe drejtorit të Departamentit të integrimeve evropiane, Irfan Lipovica.
Sipas një njoftimi nga MINT bëhet e ditur se Prokuroria Speciale ka bërë njoftimet e nevojshme për këtë rast.
Po ashtu në njoftim thuhet se : “Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore anipse ne jemi të bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje ligjet, planin dhe asnjë dëm apo dëmtim nuk ka ndodhur me to.
Për këtë çështje prej një kohë të gjatë e veçanërisht në muajt e fundit ka përpjekje të mëdha që të keq informohet publiku në vendin tonë. Motivet dhe arsyet për këto veprime të nxitura dhe koordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast”.
Tutje, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pret që organet e hetimit të kenë në vëmendje që krahas punës hetimore, të mos cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për sa kohë që bëhet fjalë për rezervën shtetërore të Republikës sonë, e klasifikuar sipas Ligjit për Rezervën Shtetërore dhe Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i lut mediat që të përmbahen nga deklarime të pakonfirmuara nga ministria dhe siguron se procesi i furnizimit me mallra për Rezervën Shtetërore, me standarde dhe parametra të përcaktuara të cilësisë, është trajtuar dhe monitoruar sipas legjislacionit në fuqi.
Ministria është e përkushtuar të vazhdojë me rritjen e Rezervës Shtetërore edhe në këtë vit, sipas Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikёs sё Kosovёs pёr vitin 2023, me qëllim që të sigurojë qytetarët që në rrethana të jashtëzakonshme të kenë përkrahjen shtetërore në tejkalimin e situatave eventuale të krizës”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/
Prokuroria Speciale: Të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë dy zyrtarë të Ministritë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, drejtorin e Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtorin e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica.
Gjatë ditës është arrestuar edhe Ridvan Muharremi, i cili dyshohet për “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.
“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’, si dhe ‘Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore, ndërkaq të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Partitë opozitare kërkojnë shkarkimin e ministres Hajdari
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar sot shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari pas arrestimit të dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës, ndërsa kërkoi shkarkimin e ministres së MINT-it, Rozeta Hajdari.
“Nuk mund t’i iket përgjegjësisë politike në një skandal të madh si ky”, tha ajo.
Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa theksoi se arrestimet nuk mjaftojnë.
“Duhen hetime të thella të aktiviteteve dhe lidhjeve kriminale të zyrtarëve më të lartë të VV-së, të cilët kjo parti i mbron publikisht! Shihet qartazi që nuk është çështje individësh por është sistematike…”, tha ai.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka komentuar arrestimet e sotme lidhur me dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore, gjersa theksoi se sot do të duhej të shkarkohej ministrja Rozeta Hajdari.
Bagazhi i policisë mbushet me prova materiale
Flet avokati i Ridvan Muharremit, Halimi: I kam dorëzuar të gjitha materialet, nuk dyshoj te klienti im
“I kam dorëzuar të gjitha materialet, nuk dyshoj te klienti im”, për ta lexuar deklaratën e plotë të avokatit Muhamet Halimit kliko këtu.
Arrestohet Ridvan Muharremi
Policia e Kosovës ka arrestuar Ridvan Muharremi, i dyshuar për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës. Lexo lajmin e plotë për ma shumë detaje.
Pas MINT-it, policia bastis edhe një restorant në Prishtinë
Policia e Kosovës sot në orët e mëngjesit është duke kryer një bastisje në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë (MIINT) si dhe një shtëpi e restorant në Prishtinë.
Sipas burimeve të Telegrafit mësohet se bëhet fjalë për restorantin dhe shtëpinë e Ridvan Muharremit, në Prishtinë, e që raportohet se është person i afërt me Kurtin.
Lajmin e plotë lexoni këtu:
Policia e Kosovës në orët e mëngjesit ka nisur bastisjet në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë
Policia e Kosovës ka hyrë edhe në zyrën e ministres Rozeta Hajdari, ndërsa ka shoqëruar në Polici drejtorin e Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtorin e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica.
Promo
Reklamo këtu104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova