Bashkimi transferon një basketbollist amerikan dhe një grek

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i Bashkimit, Arlind Kaçaniku. Në të vërtetë rikthimin në Kosovë e ka konfirmuar edhe vetë Walleri për Kohën Ditore.
“Po, kam arritur marrëveshje me Bashkimin dhe do të kthehem në Kosovë”, ka thënë Waller për gazetën. Ai para dy stinorëve kishte qenë pjesë e Sigal Prishtinës, ndërsa shquhet për gjuajtjet e sakta nga distanca.
Ndërkohë, skuadra prizrenase është përforcuar edhe me grekun 26-vjeçar, Tsakaleris.
Ky i fundit stinorin e kaluar kishte luajtur në elitën greke me Panelefsiniakosin me të cilën skuadër për 19 ndeshje sa ka luajtur kishte pasur mesatare prej dy pikëve dhe 1.7 kërcimeve.
Tsakaleris në vitin 2009 ka qenë pjesë e përfaqësueses së Greqisë që fitoi Evropianin e basketbollit për U-20.
Bashkimi këtë stinor do të marrë pjesë në Ligën Ballkanike (BIBL). Skuadra prizrenase më herët ka transferuar edhe Granit Rugovën e Gerti Shimën, ndërsa ka vazhduar kontratën me Endrit Hysenagollin.



















































