KB Bashkimi është në prag të ndeshjes së parë të ‘Final Four-it’ historik në Ligën Ballkanike. Skuadra e Prizrenit është e uritur të provojë veten dhe të performojë në nivelin më të lartë të mundshëm.
Dhe për këtë kanë folur për faqen zyrtare të Ligës Ballkanike, kryetari i KB Bashkimi, Shaqir Totaj, trajneri Dragan Radovic dhe kapiteni Qëndrim Biraj.
“Kjo është ‘mundësia jonë e artë’ për të dëshmuar edhe një herë se sa i madh është pasioni për sport, kur e ke një qëllim, për t’u përqendruar në atë qëllim dhe për të mos u dorëzuar asnjëherë për play off deri në fund. Fituesi nuk është ai që nuk humbet kurrë, por ai që nuk heq kurrë dorë. Pavarësisht nga edicioni shumë i vështirë financiar, ne nuk kemi hequr kurrë dorë. Kjo është mundësia jonë për të përfaqësuar qytetin tonë dhe vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Rezultatet e mira janë gjithmonë të rëndësishme, por qëllimi ynë primar do të jetë loja korrekte, respektimi i rregullave dhe të gjithë pjesëmarrësve, dhe të promovojmë qytetin tonë dhe vendin tonë. Duke qenë pjesë e BIBL F4 kemi arritur shumë më shumë sesa që ne ndoshta prisnim, por ne nuk po e konsiderojmë veten inferior asnjëherë. Pas kualifikimit të këtij viti për BIBL F4 do të na shikojnë më seriozisht të gjithë partnerët tanë dhe kjo do të na ndihmojë të rrisim profilin e klubit dhe ekipit menaxhues dhe shpresojmë se do të na ndihmojnë të qëndrojmë më mirë financiarisht për edicionin e ardhshëm dhe pse jo ndoshta këtë vit të bëhemi kampion i Kosovës “, është shprehur kryetar i Bashkimit, Shaqir Totaj, citon faqja e FFK-së.
“Për ne avancimi në Final Four është tashmë një rezultat i mirë. Kjo na lejon të luajmë pa presion në ndeshjet që kemi përpara dhe me besim të madh për të fituar nga rezultatet tona të fundit. Ne nuk jemi favoritët për fitimin e titullit në krahasim me tri ekipet e tjera. Sidoqoftë ne nuk luajtëm mirë kundër Akademik në çerekfinale, por tani ne jemi këtu. Kundërshtari ynë në gjysmëfinale është një ekip shumë i mirë, me shumë individë të kualifikuar dhe ata do të kenë mbështetjen e fortë të tifozëve të tyre kështu që ne ndoshta do të kemi nevojë ta luajmë ndeshjen më të mirë të edicionit nëse dëshirojmë të shkojmë në finale”.
“Pritet që ne të luftojmë për trofe në çdo garë që luajmë. Në finale të Kupës së Kosovës ishim shumë afër, por humbëm në një moment të caktuar të ndeshjes dhe ndjenja e një mundësie të humbur ende dhemb. Megjithatë, duke parë përpara, ne besojmë se do të kemi një shans të ri që unë shpresoj se nuk do të humbasim. Për të bërë vlerësimin e edicionit është ende shumë herët, kështu që ne duhet të presim për fundin e edicionit dhe të bëjmë një vlerësim përfundimtar “, ka thënë trajneri Dragan Radoviq.
“Fakti që ne kemi siguruar vend në Final Four për herë të parë pas tre vjetësh si një ekip, na bën të ndihemi mirë dhe të motivuar për sfidat e ardhshme. Tani në Final Four ne e dimë se do të përballemi me skuadra me cilësi të lartë, por ne do të japim më të mirën nga vetja për të marrë disa rezultate pozitive. Në këto ndeshje, gjëja më e rëndësishme është që të gjithë lojtarët duhet të mbështesin njëri-tjetrin, të luftojnë dhe të besojmë deri në fund në rezultate të mira”, ka deklaruar kapiteni Qëndrim Biraj.
Duhet theksuar se në këtë fundjavë në Samokov të Bullgarisë do të zhvillohet Final Four i Ligës Ballkanike (BIBL). Në Final Four do të marrë pjesë edhe skuadra e Bashkimit nga Prizreni, derisa krahas ekipit kosovar, pjesë e kësaj gare janë edhe gjyqtari Daut Mehmeti dhe komisionieri, Faton Kurshumlija.
Të shtunën në kuadër të Final Four të BIBL-it do të takohen në gjysmëfinalen e pare, Blokotechna (Gjevgjeli) dhe Levski Lukoil (Sofje) në ora 15:00, ku drejtësinë do ta ndajë gjyqtari nga Kosova me thirrje të FIBA-s, Daut Mehmeti, kurse Instruktori Nacional i FBK-së në FIBA, Faton Kurshumlija, është komisioner i kësaj ndeshje.
Në të njëjtën ditë do të luhet edhe gjysmëfinalja e dytë ndërmjet Rilski Sportist (Samokov) dhe Bashkimit nga Prizreni (Kosovë). Ky takim do të zhvillohet duke filluar nga ora 18:30.
Ndërkaq të dielën do të luhet finalja e madhe e BIBL-it, si dhe ndeshja për vend të tretë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBarcelona dhe Juventusi arrijnë marrëveshje për transferimin e Araujos
“U pezullova katër ndeshje për një gabim shumë më të vogël”, ylli i Barcelonës ankohet për dënimin e Vinicius Jr
Zyrtare: Real Madridi kompleton transferimin e parë për vitin 2025
West Ham zyrtarizon pasuesin e Lopeteguit, emëron trajnerin e njohur anglez
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Fabrizio Romano zbulon klubin e fundit italian që është i interesuar për Edon Zhegrovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?