LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi fiton Kupën e Kosovës pas triumfit ndaj Mabetex Prishtinës

Bashkimi fiton Kupën e Kosovës pas triumfit ndaj Mabetex Prishtinës

Bashkimi e ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave, duke mundur në finale Mabetex Prishtinën me rezultat 84:66 (14:18, 26:18, 21:15, 23:15).

Çereku i parë ishte i baraspeshuar me një epërsi të lehtë të vashave prishtinase, që e fituan këtë pjesë 14:18.

Prishtina e nisi më mirë periudhën e dytë, duke pasur epërsi në shtatë pikë, 20:27, por Bashkimi këndellet dhe arrin të barazojë rezultatin e të krijojë epërsi prej katër pikësh 37:33, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 40:36.


Vashat prizrenase thelluan epërsinë edhe më shumë në periodën e tretë, 48:40, e më pas edhe 54:42 dhe 59:46, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 61:51.

Bashkimi vazhdoi me lojë të mirë edhe në 10 minutat e fundit, duke i fituar 23:15, duke triumfuar në fund me rezultat 84:66.

Te Bashkimi u dalluan Saranda Daci me 22 pikë e 10 kërcime, Khadija Broën me 27 pikë e 11 kërcime dhe Arbnore Përquku me 16 pikë e nëntë kërcime, derisa te Mabetex Prishtina u dalluan Era Shatri dhe Irma Konjusha me nga 15 pikë.

MVP është shpallur Saranda Daci. Medaljet i kanë shpërndarë Arben Fetahu, kryetar i FBK-së, Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) e Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit.

Kupën kapitenes së Bashkimit ia dorëzuan Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së dhe Vlora Dumoshi, ministre e MKRS.

Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori