LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit: Shkupi nuk është qyteti më i ndotur në Maqedoni

Bashkia e Shkupit: Shkupi nuk është qyteti më i ndotur në Maqedoni

“Shkupi nuk është qyteti më i ndotur në Maqedoni dhe as në botë”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Nga Bashkia thonë se janë lajme të rrejshme ato që e nxjerrin Shkupin si qytetin më të ndotur në vend dhe në botë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këtë mëngjes, si çdo ditë tjetër që nga fillimi i sezonit të ngrohjes, jemi dëshmitarë të lajmeve të rreme se në shekullin e 21-të, në epokën e teknologjisë së informacionit, kur të dhënat dhe e vërteta janë në dispozicion të të gjithëve, mund të verifikohen. Përkatësisht, nevoja për përhapjen e gënjeshtrës sensacionale për gjoja ndotjen e qytetit të Shkupit është e pakuptueshme për ne, sidomos për faktin se shërbimi global monitorues “WAQI”, i cili tregon të dhëna në kohë reale për nivelin e ndotjes në të gjithë qytetet në botë, tregon qartë se Shkupi nuk është as qyteti më i ndotur në Maqedoni dhe as në botë. Po ashtu, e njëjta gjë konfirmohet edhe në stacionet matëse kombëtare”, thonë nga Bashkia.


Si qytetet më të ndotura në Maqedoni në 48 orët e fundit, ata tregojnë për Kavadarin, Strumicën dhe Tetovën.

Ndryshe, sipas faqes “IQ Air”, sot në mëngjes Shkupi ishte qyteti i dhjetë më i ndotur në botë, ndërsa pasditen e sotme u ngjit në vendin e gjashtë.

Stacioni për matjen e cilësisë së ajrit në Shkup në orën dhjetë të mëngjesit të sotëm ka matur ndotje të lartë prej 189,51 mikrogramë për metër kub./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Lajme
Kalo në kategori